Nesër është 1 Qershori, festa e fëmijëve. Prindër përpiquni, që kjo ditë, të jetë vërtetë festë, për fëmijën tuaj. Kuptimi dhe shijimi i festës për fëmijën, nuk është i njëjtë, si për të rriturin. Fëmija kënaqet kur vrapon dhe jo kur thotë vjersha.
Nëse doni vërtet ti shtoni gëzimin, luani me të dhe kujdesuni që loja të mos prishet dhe jo ta gjykoni nëse e tha mirë vjershën. Ka plotë ditë të vitit për të bërë testime të tilla, kështu që, lëreni në këtë ditë të qetë, për të festuar.
Prindër edhe një gjë, mos u trembni po u bë me djersë apo pis. Përmbajeni pak frikën apo bezdinë, sepse fëmijët kanë ditën e festës. Festat e fëmijëve nuk janë as dasma dhe as provime./Nga: Lira Gjika
Komento