Nesër betohen 10 deputetë të rinj! Ja kush janë 4 socialistët dhe 6 opozitarët

Nesër betohen 10 deputetë të rinj! Ja kush janë 4 socialistët dhe 6 opozitarët

Deputetët e rinj që futen në Kuvend dhe ata që largohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë disa vendime të rëndësishme, nga regjistrimi i kandidatëve të PS-së për kryebashkiakë në 30 qershor, dhënien e mandateve për katër emra të rinj nga listat e socialistëve që zënë vendin e deputetëve që kandidojnë në zgjedhjet lokale, por edhe dhënien e mandateve për tre emra të rinj nga listat e PD-së dhe LSI-së.

Socialistët e rinj që të do të betohen nesër në Kuvend janë; Kryetari i FRESSH-it, Eljo Hysko që mori mandatin e Rakip Sulit që kandidon në Kamëz, Adriana Jaku të Pjerin Ndreut që kandidon në Lezhë, Florenc Spaho të Nuri Belbës në Prrenjas dhe Ardit Konomi të Ilir Xhakollit që do të garojë në 30 qershor në Pogradec.

Ndërkohë që pritet se kush do të zëvendësojë Flamur Golemin që kandidon në Gjirokastër. Katër deputetët e rinj nga PS-ja, por edhe gjashtë (tre sot dhe tre dje) nga listat e PD dhe LSI-së që pranuan mandatin do të betohen nesër në Kuvend.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erdhi dita: 16/05/2019 05:17

    Me ne fund erdhi dita! Kur ia kaluam edhe Partise se Punes. Ne 45 vite social-komunizem te pakten mund pa frike te thuhet se ishte nje rend demokratik! Deputetet zgjidheshin nga populli. Nuk emeroheshin nga partia. Sot, ne epoken digitale kemi shkuar shume shume pas nga sa ishin komunistet. Urime. Besoj kjo arritje heroike eshte si pasoje e procesit te Berlinit....

    Përgjigju
  • Ina: 15/05/2019 23:19

    Per urime jane keta aman??? I ra shorti dhe u futen.. merruni pak me figurat e tyre pastaj urojini... .... bejini vetingun ate beni o qeveri

    Përgjigju
  • ANNA: 15/05/2019 20:37

    URIME ADRIANA JAKU DHE HALIT VALTERI

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/05/2019 18:05

    Mezi presin qe te paguhen qyl pa prdhuar asgjë, hajde Shqiperi hajde..

    Përgjigju
    • meeti: 15/05/2019 19:16

      Bukur e ke thene. Te lumte

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?