Sot do të bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, pasi do të realizohet faza e katërt e punimeve që kanë nisur para dy javëve. Ditën e hënë do të bllokohet qarkullimi në autostradë për ndërhyrjen në riparimin e segmentit Shkozet – Durrës nga ora 06:00 deri në orën 22:00.
Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 deri në 22:00 të ditës së hënë datë 25/06/2018. Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës do të devijohet në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të rrugës së unazës së Shkozetit dhe të ndjekin Shkozet-Durrës ( zona Kënetës) ose unazën e Shkozetit.
Njoftimi i ARRSH
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet - Durrës do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durrës - Tiranë, për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë gjatë ditës së sotme skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.
Punimet në autostradë kanë nisur para dy javësh, ndërsa punohet vetëm gjatë ditëve të javës, pasi në fundjavë është hapur për shkak të fluksit të lëvizjes së qytetarëve në drejtim të Durrësit për shkak të sezonit turistik.