Në Katedralen Ngjallja e Krishtit, po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë e nesërme. Atë të fronëzimit të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Joan Pelushi.
Qindra besimtare pritet të vijnë në kishën qendrore paradite, për të ndjekur nga afër të parën ceremoni të uljes së një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të lartë të kishës ortodokse shqiptare.
Në ceremoni do të marrin pjesë të përfaqësues të shtetit shqiptar dhe atij grek, si dhe të ftuar nga 13 Kishat Ortodokse të botës.
Do të jetë i pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, dhe është ftuar edhe kreu i opozitës Berisha.
Shteti grek do të përfaqësohet nga ministrja për Edukimin dhe Fenë, e bie në sy që për fronëzimin e një kryepeshkopi shqiptar nuk do të jetë vetë Mitsotakis, i cili pati një protagonizëm në ceremoninë e lamtumirës së ish kryepeshkopit të ndjerë, Anastas.
Nga përfaqësuesit shtetërorë do të flasë vetëm kreu i shtetit Bajram Begaj. Mitropoliti i Apolonisë, Hirësia e tij, Nikolla do të përshëndesë në emër të Sinodit të Shenjtë.
Fjalimi kryesor do t’i takojë Fortlumturisë së tij, Joanit, i cili më pas, do të ulet për herë të parë në fronin kryepiskopal, të drejtë që do ta gëzojë për sa të jetojë mes të gjallëve.
Të dielën, kryepeshkopi do të mbajë në Katedralen Ngjallja e Krishtit shërbesën e parë si kryepeshkop tashmë i fronëzuar, ndërkohë që duhet të zgjedhë pasuesin e tij në Mitropolinë e Korçës, aty ku shërbeu pa ndërprerje që nga viti 1998
SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1051
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryepeshkopi Joan për gazetën greke: Nga përçarjet humbasim të gjithë! Kisha ka pasur rol të rëndësishëm në ruajtjen e bashkëjetesës fetare
31 Mars, 21:06
-
Zbulohet anija korvetë italiane që do marrë Flota Detare e Shqipërisë, kryeministri e lajmëroi të shtunën! Pritet këto ditë, do ketë dhe ceremoni
31 Mars, 20:23
-
Ngjela për Report Tv: Berisha punoi edhe për Lindjen e Mesme, do zbulohet! S’vjen dot në pushtet si ‘non grata’, pa ikur ai PD nuk fiton kurrë! Lacivita rrogtar, Rama të sigurt fitoren
31 Mars, 18:53
-
Zgjedhjet/ Elezi: Pas 11 majit këta do bëhen bashkë kundër SPAK, politika komandohet nga Rama dhe Berisha! Hoxha: Partitë e reja të ishin bashkuar, humbën shansin
31 Mars, 18:20
-
VIDEO/‘Paskan dhe një pyetje tjetër këtu, o Rame…!’ Basha s'i 'shqitet' kryeministrit nga Peza: Vijshe nganjëherë këtu përpara, ti e di se ça bëje...!
31 Mars, 17:52
-
Frrok Çupi: Dikush e vodhi, por kush? Gazidede apo Gazibardhi?
31 Mars, 15:19
-
Përkujtohet dëshmori i luftës së Kosovës, Indrit Cara! Begaj nga Kavaja: Sakrifica e tij shërben si busull për të ardhmen tonë! I përket gjithë shqiptarisë
31 Mars, 14:48
-
Do shkrijë SPAK me Gjin Gjonin? Berisha: S'mund të vazhdojë kështu, amniston krimet elektorale! Sulmon edhe gjyqtaren Gjoka
31 Mars, 14:03
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’, bëri lista që askush mos t’i kërkojë dorëheqje
31 Mars, 13:27
-
Rama poston videon me bufat, ironizon Berishën: Në rrjedhje të lirë
31 Mars, 12:35
-
Takimi i Ramës në Athinë/ Guri në Report TV: Dera e hapur e BE, falë diasporës shqiptare! Përveç retorikës, Athina zyrtare s'ka ofruar asgjë për Shqipërinë
31 Mars, 12:31
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua e PS, për Shqipërinë në 'sofrën' e qytetërimit evropian
31 Mars, 09:07
Cdreqin do Micoja ne fronezimin e kryepeahkopit te kishes shqiptare, jeni ne terezi ju? Edhe ano ministria eahte e tepert, nuk ka pune, perse eshte ftuar?
PërgjigjuSuksese Kryepeshkopit tonë shqiptar. Greqia larg duart nga Kisha jonë.
PërgjigjuAmen !
Përgjigju