Dita e Verës, e gjithë Tirana në festë! Nënkryetari i Bashkisë zbulon ‘sekretet’

Nesër në Ditën e Verës, gjithë Tirana, do të jetë në festë. Andi Seferi, zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës ka zbuluar për Report Tv disa nga aktivitetet që do të mbahen, muzikë, lojëra të ndryshme dhe festival i ballokumes. Gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete, ato do në nisin në Sheshin Skënderbe, për të vazhduar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe për të përfunduar më Sheshin Nënë Tereza.

“Dita e verës është kthyer në traditë, ku festohet jo vetëm në Elbasan ku është origjinë, por në gjithë Shqipërinë. Tirana ka përgatitur këtë ditë kaq speciale, më ndihmë të kësaj dite ishte edhe moti që do jetë një ditë me diell. Tirana nesër di jetë një qytet festiv, i referohem se do ketë festime gjatë gjithë ditës dhe orëve të mbrëmjes duke nisur nga Pazari i Ri, sheshi Skëndërbej, Parku Rinia, parku Europa, sheshi Nënë Tereza, te liqeni. Për të vazhduar pasdite në mbrëmje në bllok. Tiran do jetë nesër një qytet që feston, janë përgatitur shumë aktivitet”, tha Seferi.

Ndërkohë në sheshin Skëndërbej do ekspozohet edhe koleksioni i makinave retro.

Në sheshin Skëndërbej do kemi koleksionin e makinave Retro, do jenë vespat që do i bashkohen. Duke kaluar te Sheshi pranë Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me arkivat do jetë një ekspozitë me copëza nga fondi që i dedikohet ditës së verës. Banda e qytetit do jetë prezente gjatë gjithë ditës për të shoqëruar këto aktivitete”, tha Seferi.

Seferi thotë se aktivitetet do jenë për të gjitha llojet e moshave, ndërsa Parku Rinia do i dedikohet tërësisht fëmijëve.

“E nesërmja ofron aktivitete për të gjitha kategoritë e moshave, për dashamirësit e sportit, kënde leximi. Parku Rinia do i dedikohet pjesës së fëmijëve, do jenë shumë hapësira leximi, kopshte qe do zhvillojnë orë zbavitjes, do jenë grupe pikture, do jetë cirku i Tiranës, teatri i kukullave”, shprehet Seferi.

Në Liqenin e Tiranës do ketë edhe sporte ujore.

“Liqeni i Tiranës ofron edhe pjesën e sporteve në ujë, dhe kjo do jetë një pjesë shumë e bukur”, vijon Seferi.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë