Dita e nesërme pritet të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat do të marrin vlera deri në 40 apo 41 gradë C.
Temperaturat më të larta do të kenë zonat qendrore dhe ato jugore. Ora 14:00 dhe 15:00, do të shënojnë pikun e temperaturave, dhe këshillohet të evitohet dalja në këtë orar, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.
Dita e premte do të karakterizohet nga temperatura thuajse të njëjta me ditën e nesërme, ndërsa dita e shtunë pritet të sjellë një ulje të lehtë me dy apo tre gradë C.
Të dielën kemi spostimin e masave ajrore të nxehta drejt Greqisë, e për pasojë temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme me 10 gradë C, ku nuk priten vlera më të larta se 31 apo 32 gradë C.
Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë javës së parë të korrikut, ndërsa pritet që i nxehti afrikanë të rikthehet në vendin tonë nga data 8 korrik.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO