Sot “e hëna blu”, si ju gjeti dhe a ndikoi tek ju dita më e trishtuar e vitit

Sot është 21 janar dhe është ‘e hëna blu’, dita më e trishtuar e vitit. Mendohet se dita e sotme është një nga ditët kur njerëzit mungojnë në punë, në shkolla nuk paraqiten, nga frika se për shkak të humirt të keq do të përballen me skena të padëshiruara.

Dita më depresive e vitit është rezultat i një formule aktuale të menduar mirë nga një psikolog. Origjina e këtij përkufizimi u bë gati një dekadë më parë nga psikologu britanik, Cliff Arnall që shpjegoi përsenë e “ditës më të trishtuar të vitit”. Sipas studimeve ajo ndodh në bazë të një formule që vjen pas dhjetorit të festave dhe ngjyrave, atmosferës së ngrohtë të dashurisë familjare e ndërsa ndikohet nga kushtet e motit, borxhet, kalimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si dhe nivelet përgjithësisht të ulëta të motivimit.

Ajo çfarë ne ju këshilluam në bazë të studimeve të bëra ishte ta merrnit me qetësi ditën e sotme, të konsumonit ushqim të mirë dhe të shmangni njerëzit toksikë. Urojmë të keni shmangur kafeinën, pijet energjike për t’i sjellë gëzim kësaj dite. Meqë kjo ditë tashmë përfundoi, a ndikoi tek ju melankolia e ‘të hënës blu’?

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi