Nesër futet në fuqi regjimi i posaçëm në burgje,Gjonaj: Do të izolohen 270 të dënuar

Nesër në burgjet shqiptare do të aplikohet regjimi i posaçëm ’41-bis’. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se këtij regjimi do i nënshtrohen 270 të dënuar apo që janë në proces gjykimi, pasi dyshohet se vijojnë kontaktet me botën e krimit jashtë. 

“Prokurori Federico Cafiero De Raho është për herë të dytë në Shqipëri për cështje që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit. Ne kemi marrë masa në sistemin e burgjeve dhe konferenca e sotme kishte të bënte me zbatimin e regjimit ’41-bis’ në burgje, që futet në fuqi nesër. Në zbatimin e këtij regjimi do të kemi mbështetjen e Italisë. Sot inspektuam sallën operacionale që është ngritur për monitorimin 24 orë të burgjeve, që të rritet siguria, të ulet korrupsioni dhe për të eliminuar rastet kur subjektet e krimit kanë kontakt me botën e jashtme.

Do të marrim masat dhe do të arrijmë ti minimizojnë rastet kur krimi vijon aktivitetin edhe në burgje. Në këtë grup përfshihen 270 subjekte që pritet ti nënshtrohen këtij regjimi të posaçëm. Ka subjekte që vijojnë veprimtarinë e tyre edhe në burgje” deklaroi ajo. 

Deklaratat ministrja i bëri pas konferencës që u organizua sot në Tiranë për luftën kundër krimit dhe izolimin e kokave të krimit, ku ishte i pranishëm edhe Federico Cafiero De Raho (lexo këtu), ndërsa inspektuan sallën operacionale që është ngritur për monitorimin 24 orë të të gjitha institucioneve penitenciare. Prokurori Antimafias Italiane De Raho u shpreh ndër të tjera se lufta ndaj tyre duhet  bërë duke gjurmuar paratë. “Përfitimet nga droga në Itali e BE po pastrohen në Shqipëri”- theksoi De Raho (lexo këtu).

Për të burgosurit dhe të paraburgosurit e sigurisë së lartë parashikohet zero kontakt me botën jashtë, ndërsa takimet do të regjistrohen me audio dhe video. Ata mund të takojnë familjarët apo ti telefonojnë vetëm njëherë në muaj, ndërsa gjithçka do të jetë e regjistruar. Kësaj kategoria të të burgosurve do t’u ndalohet përdorimi i vlerave monetare që vijnë nga jashtë. Gjithashtu parashikohet kufizimi i orarit të ajrimit për të burgosurit deri në 1 orë në ditë. Të burgosurit kanë të drejtën e ankimimit për këto masa që parashikohen.

 

Çfarë është modeli italian “41-bis”?
Sistemi “41-bis” u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm, për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze. Kjo masë u prezantua në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që ishin të burgosur.

Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikt, ku saktësohet sipas ligjit Italian, maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minuteshë në muaj, edhe ajo e regjistruar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Në rast sëmundje, të sëmurët transferohen në reparte spitalore sipas dispozitave të “41-bis”. Po ashtu ka një limit për kohën e qëndrimit jashtë që nuk mund të jetë më shumë se dy orë në ditë, dhe në grupe jo më shumë se 4 vetë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte, dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 29/01/2019 15:06

    Merrni dhe zbatoni sistemin e Xhaxhit qe u leronte nenat te burgosurve jo si tani qe hyjne ne burg kocke e lekure dhe dalin me dy pale faqe.

    Përgjigju
  • Tirana city: 29/01/2019 14:58

    Po shullazi do hyje ne kete sistemin bis?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!