Nesër hapet gara për Kryeprokurorin e ri

Nesër hapet gara për Kryeprokurorin e ri

TIRANË-Këshilli i Lartë i Prokurorisë nesër do të hapë zyrtarisht garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Shqiptarja.com ka zbardhur rendin e ditës së mbledhjes së nesërme. Miratimi i Rregullores mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm është njëra nga tre pikat që pritet që të miratohen. Report Tv raportoi pak ditë më parë se Arta Marku, që aktualisht mban postin e Kryeprokurores së përkohshme do të kërkojë një mandat 7-vjeçar. Përpos saj, nga radhët e akuzës pritet që të garojnë edhe Olsian Cela, Adnand Xholi, Enrik Ligori dhe Ervin Kondili. Ndërkohë që nesër gjithashtu pritet që të miratohen edhe kriteret për procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si SPAK-u.

Por si zgjidhet kryeprokurori?
Referuar ndryshimeve kushtetuese neni 148/4-45  Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Opozita e cila ka dorëzuar mandatet dhe sot është jashtë parlamentit kundërshtoi zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku më 18 dhjetor 2017. Ndërsa sot vendin e deputetëve të vetdorëhequr e kanë zënë të tjerë parlamentar të cilët ende nuk dihet nëse do të japin pëlqimin e tyre për emrat që do të propozojë KLP dhe që kërkohet 84 vota. Në rast se politika nuk do të arrijë të përzgjedhë kryeprokurorin e ri me votim, atëherë do të jetë KLP që sipas pikës 4 të kushtetutës ka tagrin e emërimit. “Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar.

Faksimilja e rendit të ditës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 18/03/2019 21:30

    arta marku

    Përgjigju
    • Miri: 19/03/2019 03:35

      Pse??? Se vuri drejtuse prokurorive neper rrethe shoqet e klases? Se duket si burre apo eshte keputur tu luftu korrupsionin???

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm