Kartëmonedha e re me vlerë nominale 5.000 lekë, emetim i vitit 2013, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 5.000 lekë, emetim i vitit 2007, hedhur në qarkullim më 15 maj të vitit 2009. Ndryshimet në emetimin e fundit qëndrojnë në:
a) trashësinë e fillit të sigurisë, i cili bëhet, nga 1.5 mm, në 3 mm;
b) në vitin e emetimit në trupin e kartëmonedhës, që do të jetë “2013” dhe
c) në firmën e drejtorit të Departamentit të Emisionit.
Banka qendrore thekson se duke filluar nga data 9 korrik 2014, kartëmonedhat me vlerë nominale 5.000 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2013, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
