Duke filluar nga dita e nesërme, qytetarët shqiptarë, gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të duhet të paguajnë asnjë shtesë për shërbimet e rregulluara të roaming.
Kjo pasi më 1 korrik hyn në fuqi detyrimi për heqjen e të gjitha tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo do të thotë se qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të mund përdorin shërbimin roaming në rajon me të njëjtat tarifa si në vendin e tyre, pra pa qenë nevoja të paguajnë tarifa shtesë. Marrëveshja vlen vetëm për thirrjet dhe mesazhet dhe jo për internetin.
Tarifa roaming ishte një detyrim financiar që paguante çdo qytetar që komunikon në një vend të tjetër nga ku është klient i kompanisë telefonike. Praktikisht tarifat roaming ishin shumë të larta në krahasim me kostot e telefonisë të çdo vendi të rajonit të Ballkanit.
Heqja e tarifave ndodhi në bazë të një marrëveshjeje për roaming mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë. Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, zyrtarizohet nesër, më 1 korrik 2021.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
40.9%
-
I keq
20.1%
-
As i mirë as i keq
39%
Vota total: 159
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor, 16:56
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor, 20:25
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor, 18:16
-
Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
16 Dhjetor, 14:49
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
BE-ja angazhohet për integrim konkret për vendet e rajonit
14 Dhjetor, 22:00
-
Nga 1 janari qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë
13 Dhjetor, 08:50
-
Kush janë luftëtarët nga Ballkani Perëndimor në Siri?
13 Dhjetor, 08:19
-
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
13 Dhjetor, 07:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor në Bruksel, në fokus plani i rritjes dhe integrimi gradual
9 Dhjetor, 14:44
-
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
4 Dhjetor, 10:45