Nga data 1 korrik ka hyrë në funksion marrëveshja e roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor. Me anë të kësaj marrëveshje të gjithë qytetarët dhe bizneset e Ballkanit Perëndimor do të flasin më lirë kur të udhëtojnë në vendet reciproke, ku përfshihen Shqipëria, Kosova, Bosnjë Hercegovinë, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia.
Rolin e drejtimit të këtij procesi e ka pasur Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë, ku zv.Ministrja Dorina Cinari, është shprehur për Report Tv, se kjo marrëveshje do të reduktojë dhe thirrjet do të bëhen deri në 8 herë më të lira.
“Një telefonatë përgjatë kohes që udhëtojmë do të kushtojë rreth 8 herë më pak, nje megabite do të kushtojë rreth 15 herë më pak, pra do të shohim ulje të ndjeshme të tarifave roaming”-u shpreh Zv. Ministrja
Projekti zgjat dy vjet, ku faza e parë fillon më 1 korrik 2019 dhe përfundon më 1 korrik 2021, me "roaming free zone", ku nuk do të kemi më tarifa roaming.
“Në 1 janar 2020 do të vijojë reduktimi i mëtejshëm, derisa në 1 korrik 2021 do të kemi një "roaming free zonë" ose "roam like at home", fol si në shtëpi, domethënë regjim pa tarifa roaming në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor. Nga ky moment e më pas vendet e Ballkanit do të synojnë t'i bashkohen tarifave të BE-së për një Europe Roamig like free zone”-tha Cinari
Marreveshja u nënshkrua nga ministrat e Ballkanit Perëndimor më 4 prill në Beograd. Nga ana e Shqipërisë ka pasur protagonizëm dhe angazhim të theksuar politik përgjatë gjithë procesit dhe negocimeve. Kjo marrëveshje objektiv kryesor ka interes më të mira të qytetarëve dhe bizneseve ne Ballkanin Perëndimor.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4086
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ulja e çmimit të ‘Internet Roaming’ mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuam në samitin historik të dhjetorit në Tiranë
3 Tetor 2023, 08:07
-
Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara 'roaming', BE-Ballkani Perëndimor
2 Tetor 2023, 20:39
-
Hyjnë në fuqi tarifat e reja të roaming mes BE e Ballkanit Perëndimor! Bregu: Deri në 95% ulje në Shqipëri
2 Tetor 2023, 14:24
-
Ulen çmimet e roaming-ut mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor
3 Maj 2023, 15:22
-
Tiranë/ 4iG nënshkruan deklaratën Roaming: Duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor
6 Dhjetor 2022, 17:36
-
Bregu në Report Tv: Shqipëria i ka mundësitë që të mos premtojë qytetarët për datën e anëtarësimit, por t’i bëjë të ndihen europian! Samiti, ngjarje historike
6 Dhjetor 2022, 15:00
-
Majlinda Bregu jep lajmin e mirë! Që prej 8 qershorit fillon puna për uljen e tarifave roaming, mes Ballkanit dhe BE-së
12 Maj 2022, 15:26
-
Bashkimi Evropian pritet të ulë tarifat roaming për Ballkanin Perëndimor
21 Shtator 2021, 18:19
-
Nga sot hiqet tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor, qytetarët do të komunikojnë jashtë vendit pa kosto shtesë
1 Korrik 2021, 07:25
-
Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë! Roaming zero pa asnjë tarifë shtesë
30 Qershor 2021, 18:11
-
Nesër hiqet tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor, qytetarët do të komunikojnë jashtë vendit pa kosto shtesë
30 Qershor 2021, 07:43
-
Soreca jep lajmin e mirë: Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor
14 Qershor 2021, 19:08
Edhe sa do mbaje ky popull. E vodhet e ropet e prap ky popull nuk ngre koke.
PërgjigjuMë në fund...bravo dhe suksese!❤️
Përgjigju