Nesër Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën, Vuçeviç: S’kam pritshmëri! Organet e drejtësisë në Serbi do gjykojnë krimet në Kosovë

Nesër Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën, Vuçeviç: S’kam pritshmëri! Organet e drejtësisë në Serbi do gjykojnë krimet në Kosovë

Millosh Vuçeviç

Kryeministri serb Millosh Vuçeviç është shprehur se nuk ka pritshmëri të mëdha nga sesioni i Këshillit të Sigurimit të 30 tetorit, ku do të prezantohet raporti i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

Pas një aktiviteti me nxënës në shkolla të mesme, Vuçeviç tha para gazetarëve se çdo diskutimin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit do të tregojë ndasitë e qarta, mes vendeve që e njohin pavarësinë dhe ata që siç tha, respektojnë sovranitetin e Serbisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kartën e OKB.

“Ata që respektojnë të drejtën publike ndërkombëtare do të vënë në dukje shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, që fatkeqësisht ndodh çdo ditë ndaj serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë në territorin e Kosovës-Metohisë”, pretendoi kryeministri I Serbisë.

Vuçeviç gjithashtu vuri në dukje se qeveria e tij kishte miratuar të hënën një projektligj që e shpall “Krahinën Autonome të Kosovës-Metohisë zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

“Në këtë mënyrë, qeveria kërkon të stimulojë dhe forcojë më tej komunitetin serb dhe të gjithë ata qytetarë në Kosovë-Metohi që e shohin veten si qytetarë të Republikës së Serbisë”, shtoi Vuçeviç.

Më tej tha se sipas ndryshimeve të reja në legjislacionin për organizimin e gjyqësorit, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të ketë një departament të posaçëm që do të jetë përgjegjës për ndjekjen penale të të gjitha krimeve të kryera në Kosovë që nga viti 2008 dhe se Gjykata e Lartë në Beograd do të të jetë kompetent për të gjykuar krime të tilla.

Ai shtoi se të gjitha aktet e miratuara në Kosovë-Metohi që nga viti 2008 që janë në kundërshtim me marrëveshjet e arritura nga Beogradi dhe Prishtina si dhe me aktet legjislative dhe kushtetuese të Serbisë do të shpallen të paligjshme.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku