Nesër KQZ shqyrton mandatin e Fredi Belerit! Pr/vendimi: Të dënuarit për korrupsion në zgjedhje nuk mund të jenë kryebashkiakë

Nesër KQZ shqyrton mandatin e Fredi Belerit! Pr/vendimi: Të dënuarit për korrupsion në zgjedhje nuk mund të jenë kryebashkiakë

Fredi Beleri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë nesër në shqyrtim mandatin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë, tashmë të dënuar me 2 vite burg edhe nga Apeli i GJKKO, ndërsa në projektvendimin e KQZ, thuhet se Beleri nuk mund ta ushtrojë më mandatin për shkak të Dekriminalizimit.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është vendosur: “Deklarimi fajtor i të pandehurve Pandeli Kokaveshi dhe Dhionisios (Alfred) Beleri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. ë këto rrethana vlerësohet se Beleri i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë nuk mund të ushtrojë këtë detyrë për shkak të ndalimit që vjen nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Kjo lëvizje e KQZ vjen pak ditë pasi kreu i FRESH në Himarë i dërgoi një letër kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Heqja e mandatit të Fredi Belerit do t’i japë fund ‘Odisesë’ në Bashkisë së Himarës.

Pas vendimit të KQZ do të jetë Presidenti Bajram Begaj që të shpallë datën e re të zgjedhjeve. Kreu i shtetit sipas Kodit Zgjedhor menjëherë pas njoftimit duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë teksa bënte pazare për votat vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit të 2023. Ai i fitoi zgjedhjet nga burgu me një diferencë të lehtë votash, më pak se 20 vota, por për shkak të arrestit nuk mundi të ulej asnjë ditë në karrigen e kryebashkiakut dhe as të bënte betimin. Mandatin vijoi ta mbante kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro deri më 23 mars, kur po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK pas një kallëzimi që Fredi Beleri kishte bërë për të për pronat në Himarë. Më pas detyrën e drejtimit të bashkisë e mori përkohësisht Blerina Bala ndërsa aktualisht Himara drejtohet nga nënkryetari i Bashkisë Arqile Bollano

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog