Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët: Zoti i madhërishëm dhëntë begati e mirësi për kombin tonë

Besimtarët mysliman festojnë sot festën e Kurban Bajramit.

Me rastin e kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët.

Me një postim në rrjetet sociale, ai ka uruar për më shumë begati e mirësi për kombin tonë. 

Postimi i plotë:

Të dashur motra dhe vëllezër

Nesër, me lejen e Zotit, do të festojmë Kurban Bajramin.

Festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.

Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.

Të dashur motra dhe vëllezër,

Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë.

Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet.

Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit

Paçi gëzime në familjet tuaja.

Zoti i madhërishëm na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë.

Zoti u dhëntë paqe të gjithë besimtarëve në mbarë botën.

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Sot, ​25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

Kosovë/ Sot, ​25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999