Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri në Elbasan, zbardhet axhenda! Leje pune më thjesht dhe njohje të sigurimeve shoqërore, ja 15 marrëveshjet që pritet të firmosen

Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri në Elbasan, zbardhet axhenda! Leje pune më thjesht dhe njohje të sigurimeve shoqërore, ja 15 marrëveshjet që pritet të firmosen

15 marrëveshje pritet të firmosen ditën e nesërme mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë gjatë mbledhjes së përbashkët që do të zhvillohet në Elbasan. Është zbardhur axhenda e kësaj mbledhje, teksa në orën 09:45 pritet të mbërrijnë delegacionet, ndërsa ceremonia do të nisë në orën 10:00. Ndërkohë në orën 11:30 është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp.

Mes marrëveshjeve që pritet të firmosen janë ajo për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje/daljes së mallrave.

Ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e 7 e përbashkët e dy qeverive, ndërsa mbledhja e parë u zhvillua më 11 janar të vitit 2014.

Marrëveshjet e përbashkëta që priten të nënshkruhen:

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit

Marrëveshja ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise se Republikës së Kosovës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet civile dhe tregtare”

Për miratim, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikes se Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurimet shoqërore

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave

Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022

Marrëveshje Bashkëpunimi: në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK.

Protokoll Bashkëpunimi Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës s Shqipërise dhe Qeverise së republikës se Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

MoU për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare.

Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave)

Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.

Manuali Për procedurat standarde te operimit ne piken e përbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice

Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 25/11/2021 18:49

    30pika marveshja Kosova dhe Shqiperia marrveshja pare denimin me vdekje ndaj perdhunime femive marveshjes dyte refeedum bashkim kosove Shqiperi marveshjes trete eshte Kunder lupsave dhe prosicjone marveshja kater per ruajte kosove dhe Shqiperia ne rast lufte tregjeti marveshja peste per zgjedhje kosove Shqiperi marveshja gjashtë per nderimi linja ekurudhore marveshjes shtaze aeroporte marveshja trete Kunder korrupsioni vjedhje marveshjes mente dokumuntave marveshja dhjetor per energjine dhe per gazi dhe qymuri marveshjes njemedhjete kosove dhe Shqiperi dhe per gabime dhe legalizime shtepitë marveshja dymedhjete kosove Shqiperi ne te futet leku vjetër dhe ere dhe ari marveshjes tremedhjrete per prona shterore marveshja pesmedhjete himni shqiptare dhe kosovare marveshveshja gjeshtenedhjete per pashaporta kishe Shqiperi marveshveshja shtatemedhjete Kunder largimi shqiptare dhe kosovare per vende te huaj marveshjes tremedhjrete Kunder korrupsioni marveshja netemedhjete tregtia e Lire marveshja njezete Kunder rritjes cimime energjisë marveshja njezetenje Kunder vrasje dhe Dumes te grave dhe femijeve marveshja njezetedy Kunder vaveer marveshja njezetetre gjyqi kosoves dhe shqiperise marveshja njezekatra aktivitete marveshveshja njezepeshte per krijimi alfabeti shqiperise kosove marveshjes njezetegjashte per dy akademi kosove Shqiperi marveshja per dy parlamenti marveshja njezeshta per dy pecjone marveshja njezeteta per prodhimi bujqësore madhra veshje nderimi tekstile rruge travaj dhe anije dedatre artamatime marveshja tredhjeta Kunder droges

    Përgjigju
  • GOLI: 25/11/2021 15:55

    MOS NA E BENI PIS FLAMURIN E SHENJTE ME ATE LECKE TE KOSOVES....KOSOVA ESHTE TOKE E SHQIPERISE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni