Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet të hënën dt. 18 maj për të miratuar vendimin për shembjen  e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Anëtarët e Këshillit Bashkiak janë njoftuar për mbledhjen e së hënës në orën 11.00, ndërkohë që gjatë fundjavës do të mblidhen komisionet përkatëse. Pas vendimit të qeverisë për t’ia kaluar godinën në pronësi Bashkisë Tiranë, në rendin e ditë së mbledhjes së këshillit bashkiak është futur vendimi për miratimin e akt ekspertizës së Institutit të Ndërtimit, realizuar që në vitin 2018 për shembjen e Teatrit Kombëtar. 

Shqiptarja.com ka siguruar projektvendimin që pritet që të miratohet ditën e hënë ku theksohet se shembja do të bëhet bazuar në aktin e ekspertizës së Institutit të Ndërtimit. Në raport thuhet se themelet e godinës së teatrit janë çarë dhe se nuk mban më. Shembja do të bëhet nga IMT, e cila do të njoftojë 24 orë përpara policinë e shtetit. Punimet për shembjen e teatrit pritet të nisin në muajit gusht, kur edhe shumica e qytetarëve të Tiranës do të kenë marrë pushimet.

Nuk përjashtohet një padi nga bashkia për aktivistët e aleancës që kanë zaptuar prej 2 vitesh e gjysmë Teatrin. Mbrëmjen e djeshme Bashkia Tiranë i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar duke i kërkuar që të lirojnë godinën, pasi tashmë teatrit është nën administrimin e saj. Qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave i kaluar Bashkisë Tiranë truallin e Teatrit Kombëtar, për të krijuar një teatër të ri me standarde moderne dhe bashkëkohore. Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një interviste në Report TV në emisionin "5 pyetje për Babaramon" tha se ndërtimi i teatrit të ri do të nis në fund të vitit dhe se 95 % e artistëve janë dakord. Në këtë rast tha Veliaj nuk mund të vendos pakica, dhe se Tirana do të ketë një teatër 3-fish më të madh me standardet më të mira europiane.

Njoftimi per mbledhjen diten e hene

( Dokumenti i plotë )