TIRANË- Debate të forta priten ditën e nesërme në seancën plenare të Kuvendit, ku do të votohet nëse raporti për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka do të shkojë për verifikim në Gjykatën Kushtetuese.
Në Kuvend deri më tani është dërguar vetëm raporti i hartuar nga opozita, e cila kërkon që çështja e mandatit të Xhaçkës t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Pritet me interes vendimi i socialistëve, pasi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nuk u dol me një vendim, por çështja u kalua për votim në seancën plenare të së enjtes.
Çështja e mandatit të Xhaçkës kishte mbetur pa u diskutuar, ndërsa prej 23 janarit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.
Ndërkohë, në seancën e nesërme shkon për votim edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për influencën ruse, ndryshe komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.
Komisioni ka objekt të veprimtarisë së tij të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një sërë formash, duke përfshirë mediet dhe rrjetet sociale, mbështetjen financiare të aktorëve publikë dhe të shoqërisë civile.
Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, që përfaqësojnë të gjitha grupet parlamentare dhe drejtohet nga përfaqësuesi i shumicës parlamentare.
(Kliko për të parë rendin e ditës)
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
43.1%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
36%
Vota total: 211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor, 14:22
-
Mbyllet seanca maratonë në Parlament, 2 deputetët e PDIU ‘shpëtojnë’ mazhorancën! Votohen projektligjet, mungojnë shumë ministra
12 Dhjetor, 21:06
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
Mandati i Xhaçkës, shpërthen Dash Sula në Report Tv: Pse mazhoranca e çon veten në këtë derexhe?! Vetëm ata e lexojnë Opinionin e Venecias ndryshe, edhe zonja 'Pushka'
11 Dhjetor, 15:05
-
Altin Dumani kampion anti-korrupsion nga DASH, Lapardhaja në Report Tv: Mesazh për atë që do vijojë të bëjë politika amerikane! Priten shpallje të tjera 'non grata'
11 Dhjetor, 14:08
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor, 11:24
-
Shmangia e konsultimeve formale dhe referendumet lokale për një qeverisje të hapur, të tjera gjetje dhe rekomandime të ekspertëve te ‘Antikorrupsioni’
7 Dhjetor, 08:49
-
Sherrnajet parlamentare, harxhim kohe dhe energjie opozitare
6 Dhjetor, 15:39
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor, 09:37
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor, 12:44