Mandati i Olta Xhaçkës të enjten në seancë! Parlamenti voton nëse do e dërgojë në 'Kushtetuese', Bardhi: Puç institucional

TIRANË-Të enjten (11 prill) në seancë plenare deputetët do të vendosin nëse mandatin e deputetes Olta Xhaçka do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sipas kërkesës të kësaj të fundit në vendimmarrjen e janarit të vitit 2023.

Por në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit, kryetarja e Kuvendit la kohë deri të mërkurën për përgatitjen e raportit të ri nga socialistët, të cilët folën për një vendim kontradiktor të Kushtetueses në rastin Xhaçka. 

Klotilda Bushka: Do t’i dërgohet raporti për dërgimin e çështjes në gjykatën kushtetuese.

 Ermonela Felaj: Gjykata Kushtetuese na ka lënë pa vendimmarrje

 Bledi Çuçi: Kushtetuta nuk e detyron në asnjë rast tjetër. Duke qenë se ka vetë konflikt Gjykata Kushtetuese dhe ne jemi organi sovran. Pse ia mohoni ju të drejtën e 1/5 të deputetëve për ta çuar drejtpërdrejtë mandatin e Olta Xhaçkës? Këtu jemi në çështje procedurale. Ne t’ia çojmë seancës plenare.

Bardhi akuzon Ramën se e ka marrë në mbrojtje politike Olta Xhaçkën dhe deputetët e maxhorancës po presin vendimin që do të marrë kryeministri për të votuar në seancën e së enjtes. 

Gazment Bardhi: Cli është qëndrimi juaj apo nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama çfarë do të bëni me mandatin. Për çfarë u mblodhëm sot?

Deputetët e Rithemelimit folën për puç dhe grusht shteti. 

Gazment Bardhi: Kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në Gjykatën Kushtetuese.  Gjykata Kushtetuese e ka thënë hapur se ju keni mbrojtur politikisht.

Ervin Salianji: Grusht shteti, e keni bërë aq baltë sa edhe kryetarja e GJK jua tha.  PS në këtë këshill bëhet mburojë e paligjshmërinë dhe i trajton deputetët e vet si të jenë të paprekshëm nga ligji. Do e miratoni dhe ju se s’keni ç’bëni, dhe ndërkohë drejtësi nuk ka.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike e parëndësishme se çfarë raporti votohet, mjafton që çështja të dërgohet në Kushtetuese

Enkelejd Alibeaj: A do e shkruani ju në pikën 2, shkon në Gjykatën Kushtetuese?

Pas mbledhjes Bardhi foli edhe për mediat, për të cilat deklaroi se socialistët nuk e kanë të qartë vendimmarrjen ende pasi sipas tij nuk ka dhënë sinjal akoma Edi Rama se çfarë do të bëhet.

Gazment Bardhi: “Nëse mazhoranca nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ky është puçi më i rëndë institucional i ndodhur në këto 33 vite”

Për deputetin demokrat Ervin Salianji PS po tenton të zgjasë në kohë procesin me qëllim që mandati i Xhaçkës të mbarojë automatikisht me ardhjen e zgjedhjeve të reja

"Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do ta cojmë raportin në seancë, pastaj kuvendi Gjykatës Kushtetuese, erdhën zgjedhjet mbaroi mandate, cfarë efekti ka ligji këtu?' tha Salianji

Opozita kërkoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese që në vjeshtën e vitit 2022 pasi e akuzon se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik, gjë që ministrja e ka mohuar disa herë.

Gjykata Kushtetuese vendosi që çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, ta dërgojë sërish në Kuvendi e Shqipërisë. Kushtetuesja vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatënjo e fundit që Kushtetuese. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo të vendosë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: S’patën guxim të marrin vendim se ende s’ka dhënë sinjal Rama! PS të mos e mbrojë, por të zbatojë Kushtetutën

 

Gazment Bardhi shprehet se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin e la që ditën e enjte Parlamenti të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tij nuk kanë guxim të marrin një vendim pa sinjalin e kryeministrit Rama. Sipas Bardhit Xhaçka po mbrohet politikisht nga PS.

“Zvarritja nga qershori i 2022 deri në 2023 kur Kushtetuesja mori vendimin ishte një mbrojtje politike që mazhoranca i kishte bërë deputetes Olta Xhaçka. Qëndrimi i mazhorancës hedh në erë parimet e shtetit ligjor. I vetmi autoritet që i imponohet deputetëve është Gjykata Kushtetuese. Rama po e mbron Xhaçkën, arsyet le të dalë t’i thotë vetë Xhaçka. Është i vërmi rast ku asnjë deputet nuk mund të votojë siç ai mendon sepse është gjykata kushtetuese që na dikton për mënyrën si duhet të veprojë në këtë rast.

Ju e patë nuk patën guxim të marrin as vendim. Nuk ka dhënë sinjal ende Rama se çfarë do bëhet dhe nuk morën asnjë vendim. S’kanë marrë ende sinjalin. Ata mendojnë se i vetmi që mund të urdhërojë si të veprojnë është Rama. Në këtë rast duhet të zbatohet vendimi i kushtetueses. Kuvendi i Shqipërisë në 2024 s’duhet të vinte në dyshim vendimet e kushtetueses”, tha Bardhi.

Nëse të enjten rrëzohet raporti juaj, çdo bëni?

“Këtu nuk bëhet fjalë për raport të opozitës por për vendim të gjykatës. Ky është puçi më i rëndë institucional i ndodhur”, shtoi ai.

“E di ku e ka hallin Rama se i ka dhënë 1000 m2 tokë për të investuar. Rama ka hall se Xhaçka e tërheq me vete në burg. Ti dalë frika të zbatojë kushtetutën dhe vendimet e gjykatës.”

Ora 15:28
Mandati i Olta Xhaçkës, debati në Këshillin e Mandateve, Bardhi: Po prisni telefonatën e Edi Ramës

 Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës.Kuvendi do të diskutojë të enjten nëse mandati i Olta Xhaçkës do i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Kjo u quajt nga opozita si tentativë për të vonuar marrjen e vendimit derisa ti mbarojë mandati Xhaçkës.

Nikolla: Unë them ta mbyllim mbledhjen. Cështja do të çohet për votim në seancë plenare.

Bardhi: Nuk mund të talleni as me parlamentin as opozitën. U thamë ta dërgojmë në seancë plenare. Këmbëngulët që të mblidhet këshilli i mandateve. Kush është konkluzioni i kësaj mbledhjeje

Çfarë do i propozojmë seancës plenare

Nikolla: Do i propozojmë raportin që do më paraqisni brenda të mërkurës.
Bardhi: Kush cili është qëndrimi juaj apo nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama çfarë do të bëni me mandatin. Për çfarë u mblodhëm sot?

Bushka: Në bazë të nenit 70 të Kushtetutës do i dërgohet raporti i këshillit të mandative seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese. Do i propozojmë seancës plenare për të vendosur nëse do e cojë në Gjykatë Kushtetuese

Bardhi: Pra i duhen dhe 48 orë sa të kuptojnë e ka lëshuar apo jo Edi Rama Olta Xhaçkën.

Ora 15:13
Mandati i Xhaçkës, Çuçi: Mazhoranca s'ka penguar asnjë vendim, ekziston vakum për kërkesën e 1/10 së deputetëve

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, deputeti i PD-se Ervin Salianji deklaroi se PS po kërkon ta shtyjë deri në zgjedhjet e ardhshme. Nga ana e tij kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, nuk ka asnjë pengesë nga mazhoranca për zbatimin e tij, por se gjendemi para një konflikti arsyetimi kushtetues dhe se çështja është procedurale. 

Ervin Salianji: Ndërkohë që këshilli i mandative me përfaqësuesit e PS-së e sorrollatën e sollën rrotull duke shkelur dhe Kushtetutën, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do ta cojmë raportin në seancë, pastaj kuvendi Gjykatës Kushtetuese, erdhën zgjedhjet mbaroi mandate, cfarë efekti ka ligji këtu. Praktikisht është rasti I disatë që PS në këtë këshill bëhet mburojë e paligjshmërisë dhe I trajton funksionarët e vet të paprekshëm nga ligji.

Bledi Çuçi: Debati juridik lind në pikën ku thuhet që pjesë e vendimit të gjykatës Kushtetuese, janë dhe pjesët arsyetuese. Këtu përfshihet e gjithë narrative që ka dhënë shumica dhe mendimet e pakicës që ka dhënë gjykata kushtetuese. Këtu ndodhemi në konflikt të hapur të arsyetimit kushtetues. Një palë thotë që Kuvendi është i detyruar të votojë siç them unë. Në të gjithë vendimmarrjen e tij kuvendi është sovran. Por 1/10 mendon se duhet ta cojë një cështje në gjykatën kushtetuese e qenka e detyruar cdo deputet që është sovran të votojë sipas 1/10. Po këto gjyqtarë I mohuan të drejtën e drejtëpërdrejtë kushtetuese I ka mohuar të drejtën 1/5 së deputetëve që të shkojnë  e ta kërkojnë të drejtën në gjykatë Kushtetuese. Nga ana tjetër kemi gjyqtarë që thonë pikërisht këtë, që nuk është detyruese kërkesa e 1/10 së deputetëve për të kërkuar mocion dhe për të cuar cështjen në Kushtetuese. Nuk e detyron Kuvendin të marrë vendimin në një formë të caktuar. Duke qenë që ne jemi në një vakum për të marrë një vendim për këtë cështje. Kuvendi nuk ka vendimarrje sot në lidhje me kërkesën që ka bërë 1/10 e deputetëve për këtë çështje. Pra këtë vakum e ka krijuar gjykata Kushtetuese. Por duke qenë se ka konflikt vetë Gjykata Kushtetuese e e kuvendi është vend sovran unë prapë kam një pyetje: Pse ia mohoni 1/5 së deputetëve të drejtën për të kërkuar drejtëpërdrejtë në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetes së Olta Xhaçkës. Pse? Pse bëni akrobaci duke na future në diskutime juridike që I diskutoni brenda trupës tuaj? Këtu jemi në cështje proceduriale e duke qënë që sot vërtet kemi vakum për tu shprehur për kërkesën e 1/10 të deputetëve në lidhje me një cështje të caktuar duhet tia cojmë seancës plenare kërkesën.

Bardhi: S'ka vakum. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat