Nesër mbëmja gala në TKOB, Margariti publikon fotot: Lulet e bardha si homazh për artistët dhe njerëzit që humbën gjatë pandemisë

Nesër mbëmja gala në TKOB, Margariti publikon fotot: Lulet e bardha si homazh për artistët dhe njerëzit që humbën gjatë pandemisë

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

TIRANË- Lule të Bardha që të çojnë drejt hyrjes së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, janë një homazh për të gjithë viktimat që kanë humbur jetën gjatë pandemisë. Edhe pak orë, pas 4 vite e gjysmë, në TKOB do të ngrihet perdja e ku do të ngjitet në skenë dy yje botërorë si Ermonela Jaho dhe Placido Domingo. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar disa foto para se TKOB-ja e re të hapë dyert për artdashësit.

“Dhe pak ore na ndajnë nga hapja e dyerve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit…Këto lule të bardha vijnë si homazh për artistët dhe njerëzit e dashur që humbëm gjatë pandemisë...”, shkruan Margariti.

 

15 shtatori do të sjellë mbrëmjen gala ku do të ngjiten në skenën e rikonstruktuar të Teatrit të Operas dhe Baletit dy yjet botërorë, Ermonela Jaho dhe Placido Domingo.Teatri i Operas do të hapë dyert pas rreth pesë vitesh. 

Në kuadër të masave kufizuese të pandemisë COVID-19, ata që do të marrin pjesë në mbrëmjen gala do të duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit ose një test negativ PCR të 48 orëve të fundit. Ndërkohë që mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme.

Rikonstruktimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka nisur në janar të 2017 për t'iu nënshtruar kushteve më bashkëkohore dhe moderne. Në një intervistë për ‘Report Tv’, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka thënë se skena e teatrit është rikonceptuar me dy ballkonata, ndërsa është siguruar akustika maksimale. Projekti fillestar i rikonstruksionit është 1.2 miliardë lekë, por për arritjen e standardeve bashkëkohore është përdorur edhe buxhet shtesë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sali: 14/09/2021 21:01

    Megallanomia,Populizmi qe kerkohet te fitohet nga nivelet e uleta te popullsise nuk i sjell asnje te mire vendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm