Autostrada Tiranë-Durrës është hapur vetëm për fundjavën, pasi nesër në orën 06:00 do të nisë faza e tretë e punimeve në segmentin Maminas – Sukth në drejtimin Tiranë– Durrës. Të interesuarit duhet të kenë parasysh devijimet e rrugës dhe se si duhet të qarkullojnë për të mos pasur probleme.
Devijimi i trafikut do të fillojë nesër në orën 06:00
Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytesore. Automjetet qe udhetojne nga Tirana ne drejtim te Durresit duhet te futen ne nenkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostrades dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.
Njoftimi i ARRSH
Ky devijim do të vazhdoje deri ditën e enjte
Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re.
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.
Njoftimi i ARRSH
Të hënën e kaluar nisën punimet në autostradë, ndërsa segmenti i parë ku u ndërhy ishte Qafë Kashar-Vorë, të premten përfundoi segmenti i dytë Vorë-Maminas, ndërsa do ndërhyhet në segmentin Maminas-Sukth.Në fundjavë autostrada u hap, pasi fluksi i mjeteve që lëviznin drejt qytetit bregdetar është i lartë për shkak të sezonit turistik.