Broja s'ia del për Çekinë, Sylvinho: Ndeshje shumë e rëndësishme por jo vendimtare! Gjimshiti: Shkojmë në Euro 2024

Armando Broja vijon me probleme dhe nuk do ia dalë për ndeshjen e nesërme ndaj Çekisë. Trajneri Sylvinho dha lajmin në konferencën për shtyp pasditen e sotme, një ditë para duelit ndaj çekëve.

Sfida nesër në Tiranë do jetë si një finale, me 22 mijë zemra kuqezi që do rrahin në stadium dhe miliona të tjera në mbarë botën. Sylvinho e cilëson përballjen e së enjtes në Air Albania një nga më të rëndësishmet por jo vendimtare për kualifimin në Gjermani 2024.

“Ndeshja? Siç e tha edhe Gjimshiti, na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, por jo vendimtare. Çekia është një skuadër fizike, nuk ka humbur ende. Ata kanë pësuar vetëm dy gola. Na pret një punë e madhe, duhet të djersijmë shumë. Na presin 3 finale, nuk do të jenë të lehta, por jemi gati dhe të përgatitur. Është shumë e rëndësishme të tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë, për tifozët tanë. Kjo është forca e kësaj skuadre. Dhe kështu do të ndodhë" tha Sylvinho

Broja?

"Kemi bërë dy seanca stërvitore. Më vjen keq, por Broja nuk ia del dot. Është stërvitur shumë pak. Ka një shqetësim fizik, doktori ynë ka qenë në kontakt edhe me doktorin e Chelsea. Më vjen keq, por lojtari nuk luan dot nesër. Kemi lojtarë të tjerë, të cilët duhet t’i menaxhojmë mirë. Gjasula është rikthyer, nuk ka probleme" u tha gazetarëve trajneri i kombëtares.

Trajneri i kombëtares pranon se ndeshja me Çekinë është e vështirë por nuk është aspak vendimtare për kualifikimin për të cilin vendoset në nëntor 

"Kemi përpara tre finale. Nesër do të jetë para dhe ne jemi gati për tu përballur. Ndeshja me Çekinë është e vështirë por nuk është aspak vendimtare për kualifikimin. Për euro 2024 llogaritë do i bëjmë në nëntor”  tha Sylvinho

Aspekti psikologjik?

"Ne i vizitojmë dhe takojmë gjithmonë futbollistët. Takuam Muçin në Varshavë, ikëm në Barcelonë, Londër. E përsëris: Jemi të ndërgjegjshëm që kemi bërë mirë deri këtu. Forca e kësaj skuadre është shpirti i garës, zemra që vendosin lojtarët në fushë dhe tifozët. Jemi shumë të ndërgjegjshëm për entuziazmin, por kjo nuk është problem. Nuk kemi pasur shumë nevojë të punojmë psikologjikisht, djemtë janë gati dhe të ndërgjegjshëm"  tha Sylvinho

A është kjo ndeshja më e rëndësishme për të si trajner?

"Një ndeshje që e menaxhoj si të tjerat. Të gjithë ndeshjet janë të vështirë, por kjo është më e rëndësishmja për mua si trajner. Por nuk është vendimtare. Na duhen pikë, duhet të marrim pikë dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur objektivit" tregon Sylvinho.

Taktika?

"Pak a shumë e njëjtë me ndeshjen e parë. Ata janë të fortë, janë të fortë në tranzicion, bëjnë zbritje me 5-6 lojtarë. Janë të fortë edhe në goditjet standarte. Duhet të përgatitemi shumë mirë" thotë trajneri i kombëtares.

Presioni?

"Ndryshojnë dy gjëra krahasuar me ndeshjen e parë: luajmë në shtëpi dhe kanë mbetur edhe dy takime më pas. Kemi lojtarë me eksperiencë, si Gjimshiti, Hysaj, Strakosha dhe lojtarë të tjerë. Lojtarë që janë mësuar me këto lloj takimesh. Ndihem shumë mirë, njerëzit mbështetin dhe kanë besim edhe te lojtarë si Uzuni, Muçi, Asani"

Qazim Laçi, mund të jetë në formacion?

"Nuk e kemi vendosur ende formacionin, edhe pse është vendosur rreth 80%. Kemi ende për të parë gjendjen e lojtarëve. Nesër do të vendosim. Ndoshta e shohim Laçin në fushë, por nuk kemi vendosur ende”, përfundoi trajneri i Kombëtares" 

I kënaqur me barazim?

"Nëse nuk fitojmë dot, atëherë barazimi pranohet. Por ne do të futemi në fushë për të fituar ndeshjen" tha Sylvinho.

Kapiteni Berat Gjimshiti thotë se skuadra është gati për të dhënë maksimumin e se sipas tij kuqezinjtë do e arrijë kualifikimin.

“Do japim maksimumin nesër. Do japim maksimumin të kualifikohemi. Besoj se do ia dalim. ” thotë Gjimshiti.

Kujtojmë se pas pesë ndeshjeve në grupin E kualifikues të Euro 2024, Shqipëria mban vendin e parë në grup me 10 pikë, dy më shumë se Çekia që ka edhe një ndeshje më pak. Më pas Moldavia me tetë pikë, Polonia me gjashtë dhe mbyllin klasifikimin Ishujt Faroe me një pikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
Sylvinho para ndeshjes me Çekinë: S’më intereson nga vijnë lojtarët, dua Shqipëri me shpirt dhe zemër

 

Trajneri i Kombëtares Sylvinho në një konferencë para ndeshjes me Çekinë, tha se nuk i intereson nga vijnë lojtarët, por do Shqipëri me shpirt dhe zemër.

Lojtarët nga Kosova te Shqipëria si Daku dhe Muja, do të ketë të tjerë?

‘Jam i fokusuar vetëm te Çekia. Kemi lojtarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, nga gjithë trevat shqiptarë. Pak rëndësi ka nga është origjina e një futbollisti. Nëse lojtarët janë në gjendje të luajnë me ne, kanë cilësitë e duhura dhe e ndjejnë, atëherë mirë se të vinë. Daku dhe Mija janë lojtarë shumë të mirë, po bëjnë shumë mirë me Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme të tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë, për tifozët tanë. Kjo është forca e kësaj skuadre. Dhe kështu do të ndodhë.’- tha Sylvinho.

Ora 18:47
‘Ismajli, mungesë për të gjithë skuadrën’, kapiteni Gjimshiti: Shpresoj të shënoj nesër, nëse nuk jam unë mjafton të jetë dikush tjetër

 

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme me Çekinë e vlefshme për “EURO 2024” tha se Ismajli është një mungesë për të gjithë skuadrën dhe se shpresonte të shënonte.

 Ismajli është një mungesë për të gjithë skuadrën, por kemi lojtarë që janë prej vitesh në skuadër, i besoj të gjithë lojtarëve që luajnë me mua njësoj. E pamë që Çekia është një skuadër shumë fizike, ka për të qenë pothuajse e njëjtjë ndeshje, kanë shumë kualitet, nuk ishte e lehtë të merrnim barazimin atje, ndoshta ne do të kemi më shumë raste nesër. Shpresoj të shënoj, nëse nuk jam unë mjafton të jetë dikush tjetër, është e rëndësishme të shënojmë”, deklaroi ai.

Ora 18:44
A do të kënaqet Sylvinho me një barazim me Çekinë? Ja përgjigjja e trajnerit të kombëtares

 

A do të ishte i kënaqshëm një barazim për ndeshjen me Çekinë?

“Nëse nuk fitojnë garën, dakord me barazimin por ne luajmë për fitoren" tha Sylvinho në konferencë për median.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • marku: 11/10/2023 22:08

    hajt me kembe te mbare dyrdyla...

    Përgjigju
  • Mjeshtri n.10: 11/10/2023 20:46

    Komento thuhet ketu por komenti nuk shfaqet? Nuk lejohen opinionet?

    Përgjigju
  • Ardit: 11/10/2023 19:15

    Shqiperia nuk eshte vetem plisa.Shqiperia nuk eshte vetem geg .Kjo eshte nje ndeshje kombetare pse nuk vishen dhe fustanellat e famshme e jugut si ne skoci apo qeleshet e trevave te tjera.Pse kendohet vetem per kosoven ndeshjeve nderkohe shqiperia eshte e madhe e pavarur dhe nuk duhet te shfaq nacionalizma te tepert pa kuptim.flm

    Përgjigju
  • Mjeshtri n.10: 11/10/2023 19:13

    Edhe nëse shkojme ne europianin do shkojme per te plotesuar numrin e skuadrave, dhe sigurisht per te ber pordh “vipat” shkyptar ne stadiume. Sa per ndeshjen neser fiton Çekia, nuk fitohen ndeshjet gjithmon me 2 apo 1 gjuatje ne port, siç barazuam Çekin dhe fituam Polonin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS