Nesër në asamblenë e OKB votohet rezoluta për Srebrenicën! Vuçiç: Duan të na dëmtojnë! Dodik: S’ishte gjenocid

Nesër në asamblenë e OKB votohet rezoluta për Srebrenicën! Vuçiç: Duan të na dëmtojnë! Dodik: S’ishte gjenocid

Vuçiç

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nesër votohet lidhur me rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç thotë se po bën një luftë të fortë kundër kësaj rezolute dhe se është i vetëdijshëm që të premten do të jetë i zhgënjyer me disa vende dhe mirënjohës ndaj disa vendeve të tjera.

“Do të jetë e vështirë për mua personalisht kur të fuqishmit të festojnë miratimin e rezolutës, por do të mund t'i shikoj të gjithë në sy dhe do eci në OKB me ballin lart”, përfundoi presidenti i Serbisë

Për mediat serbe ai u shpreh i bindur se kina do të votojë kundër, dhe se nuk e ka idenë se si do të votojë Greqia.

Nga ana tjetër, Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që më 23 maj, me rastin e votimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së simbolikisht të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj synimit të miratimit të këtij dokumenti.

Kryetari i enklavës serbe Millorad Dodik ka thënë se në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid.

“Autoritetet shkencore pretendojnë se nuk ishte gjenocid dhe ne nuk mund të injorojmë ekspertët izraelitë për këtë”, ka thënë Dodik para gazetarëve në Banjallukë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për të intervistuar një hetues

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për të intervistuar një hetues