Nesër nis muaji i Ramazanit, Meta uron: Më shumë solidaritet me njerëzit në nevojë

Nesër nis muaji i Ramazanit, Meta uron: Më shumë solidaritet me njerëzit në nevojë

Urimi i Presidentit Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit, që nis ditën e nesërme.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për më shumë solidaritet, dashuri dhe paqe sociale.

Të dashur besimtarë myslimanë,
Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe të reflektimit! Ky Muaj i madhërishëm, që lartëson shpirtin e kthjellon mendjen, uroj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, paqe sociale dhe besim.

Solidaritet për ata që kanë nevojë për përkujdesje, për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime.

Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur më së miri atë! Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!.

Urimi i presidentit Ilir Meta për besimtarët myslimanë

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/05/2018 08:21

    Këtë vit nuk duam më që sheshi Skënderbej të behet ashtu si çdo vit. Sheshi është i të gjitheve. Për lutje janë kishat e xhamitë! Shqipëria nuk është as Mekë e as Vatikan ku lutjet bëhen shesheve. Ju lutemi na rrespektoni në të tjereve duke na lene sheshin të lirë. Ç më duhet mua se xhamia nuk i nxë të gjithë besimtarët ? Sa të nxejë, të tjerët të falen neper shtepite e tyre, jo në shesh. Kushtetuta jonë e ndalon faljen në sheshe publike, madje ndalon dhe politikanë e zyrtarë te falen ne shesh. Kush do, të falet kishave e xhamive!

    Përgjigju
    • Ateist: 16/05/2018 09:52

      Mire e ke, se na shurrdhojne gjithe diten per liri fetare e mutra qensh, por lirite tona qe nuk besojme ne fuqi madhore kush i mbron kur hoxha kendon 5 here ne dite orar pa orar apo kur bien kembanat e kishes kur s'ke nevoje t'i degjosh?!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë