1769011718_kuvend.JPG

Ditën e nesërme do të zhvillohet seancë plenareKuvend, në orën 10:00, për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

Sipas urdhrit të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, seanca do të mblidhet me kërkesën e 1/5 së deputetëve të Grupit Parlamentar të PS.

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 22.1.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Njoftime.

Projektligji “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, paraqitur nga Kryeministri, Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.


Lajmi kryesor:

Ftesa e Trump/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, nesër ratifikohet në Kuvend