Ditën e nesërme, në datën 17 prill, Partia Demokratike do të organizojë protestën e radhës para godinës së Kryeministrisë, e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
‘Risia’ e protestës së nesërme të PD-së është rikthimi i fjalimeve, pasi në disa tubime Berisha ka preferuar që t’i nxjerrë militantët e tij vetëm për shëtitje në bulevard. Duke parë se xhirot e Berishës dhe ithtarëve të tij në rrugët e Tiranës nuk kanë pasur asnjë efekt, por vetëm dhunë e kaos, kryedemokrati ka vendosur të ndryshojë kurs.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka ndërmarrë masat e nevojshme me qëllim mbarëvajtjen e tubimit. Ndër masat e ndërmarra nga Policia, është kufizimi i lëvizjes dhe ndalimi i parkimit të mjeteve që nga ora 23:45 e ditës së sotme dhe deri në përdundimin e tubimit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;
Po ashtu, nga ora 15:00 e ditës së nesërme deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Gjithashtu, Policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë-Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 17.04.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.
Në bazë të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka marrë masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit në vendin dhe afatin kohor të kërkuar.
Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:
nga ora 23:45 e datës 16.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;
nga ora 15:00 e datës 17.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit për respektimin e afatit kohor dhe vendit ku do të zhvillohet tubimi, si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.
Gjithashtu, apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Komente












Berisha nje kufome politike qe shetit, bashke me një cetë te vdekurish qe nuk ka kush ti varrosi ne varrezën e madhe social- politike dje ekonomike qe projektoi dhe zhvilloi komuniste,- demokrati Berisha
PërgjigjuNeser Doktor Berisha merr pushtetin
Përgjigju