Një ditë para protestës së opozitës para Kryeministrisë, Presidenti Ilir Meta u bën apel palëve që të ulen dhe të dialogojnë për të dalë nga kriza politike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se palët duhet të dëgjojnë njëri tjetrin.
"E kemi të domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, jo vetëm në mjediset universitare e shoqërore, por edhe në ato politike, duke qenë gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues, në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht" tha Meta.
Opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeveri kalimtare që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. Por Rama këmbëngul se zgjedhje para vitit 2021 kur mbaron mandati i shumicës nuk ka për të pasur. Ndërkombëtarët kanë dënuar djegien e mandateve nga opozita, ndërsa shumicën e kanë cilësuar legjitime.
Komente











Disiplino gruan tende qe te behet shembull meqe e paske kaq " seriozisht" Si ata mund te degjojne njeri tjetrin kur kane mendime 100% te kunderta,?!!!Te dialogojne e te jene tolerante Te tilla keshillat mund ti jap edhe une qe nuk jam president ,por edhe nuk presim me shume nga ju se jeni dora vete e kesaj gjendje e Keti plani te opozites Mos I fusni te gjithe ne nje thes
Përgjigju