Protesta e thirrur nga Berisha, Zhupa: Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, e bindur që s’do i përgjigjen thirrjeve për dhunë

Protesta e thirrur nga Berisha, Zhupa: Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, e bindur që s’do i përgjigjen thirrjeve për dhunë

Ina Zhupa

TIRANË- Ditën e nesërme pritet të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha përpara selisë blu, por sipas deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa 90% e demokratëve në Kuvendin e 18 dhjetorit kanë refuzuar të bëhen pjesë e shoqërisë ‘non grata’. Përmes një postimi në ‘facebook’, Zhupa shkruan se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen dhe të njëjtën zgjedhje do të bëjnë edhe nesër.  

“Demokratët janë të mençur! E treguan me kuvendin e 18 dhjetorit, ku zgjodhën me maturi dhe qetësi të ardhmen! E treguan me braktisjen që i bënë shoqatës ‘non grata’ në të ashtuquajturin referendum. Është provuar me fakte dhe prova filmike se 90% e demokratëve refuzuan të bëhen pjesë e skenarit të shoqatës ‘non grata’ kundër PD. Manipulimi dhe mashtrimi nuk zuri vend në mendjet e demokratëve. Kam besim absolut se kështu do të ndodhë edhe nesër”, shkruan Zhupa.

Ndalur tek protesta, Zhupa shpreh bindjen se demokratët nuk do t’i përgjigjen thirrjeve për dhunë dhe do të refuzojnë përdhosjen e selisë nga 'shoqata non grata'. Pavarësisht se mbështetësit e Berishës kanë lajmëruar një ‘furtunë’ ditën e nesërme për të marrë selinë, Zhupa thotë se PD-ja zyrtare do të bëjë gjithçka që këtë situatë të kalojë sa më qetë për të vijuar qëllimin e opozitës, rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

“Demokratët do të refuzojnë përdhosjen e selisë nga shoqata ‘non grata’. Do të refuzojnë t’i japin oksigjen qeverisjes me të keqe që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, duke u përçarë mes vetes! Jam plotësisht e bindur se nesër demokratët do të tregojnë se refuzojnë dhunën dhe thirrjet për gjakderdhje në një proteste absurde kundër PD.

Me kthjelltësinë tonë dhe kurajon për të ecur përpara, nesër do te bëjmë gjithçka për ta kaluar me qetësi këtë valë dhune destabilizuese. Lufta opozitare për të zhbërë regjimin e Edi Ramës nuk do të ndalet në asnjë rrethanë”, përfundon Zhupa.

Situata në PD është shumë e tensionuar, ku në datën 5 Lulzim Bashës i ka mbaruar ultimatumi i vendosur nga Sali Berisha për të liruar zyrën e PD-së, ndërkohë që ish-kryeministri ka thirrur ditën e nesërme një protestë që do të nisë në orën 12:00, ndërsa protestuesit do të mblidhen në selinë e PD. Pavarësisht deklaratave të Berishës se protesta do të jetë paqësore, PD ka marrë masa duke përforcuar hyrjen në selinë blu, për të qenë e përgatitur për çdo skenar. Berisha ka deklaruar sot nga shkallët e selisë blu, pasi e gjeti derën të mbyllur, se nesër do të largojnë Bashën, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se do të jetë në zyrë për të vijuar punën si normalisht. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elron: 08/01/2022 01:07

    kurioz jam a e degjon veten kjo vegla....

    Përgjigju
    • Saranda: 08/01/2022 11:58

      E ardhmja e kesaj, pika qe ste bie. Normal kusherrira e vjehrrit bisnesman, tepelenase

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik