Nesër protestojnë sërish pedagogët, Kovaçi: Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona, Arsimi i Lartë të jetë emergjencë kombëtare

TIRANË- Pedagogët kanë paralajmëruar se do tu rikthehen sërish nesër protestave, ku kërkojnë rritje page dhe kushte  më të mira për mësimdhënie. Ato do të zhvillojnë një tubim përballë parlamentit, ditën edhe kur në Kuvend do të debatohet dhe miratohet buxhetin 2023.

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se ato nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre dhe kërkojnë angazhimin e qeverisë në mbështetje të përmbushjes së kushteve të tyre. Për Kovaçin çështja e arsimit të lartë duhet të trajtohet si emergjencë kombëtare.

‘Ne vazhduam me insistim që qeveria të vendosë në axhendë çështjen e arsimit të lartë. Ishte në të mirën e qeverisë që të shikonin me përparësi Arsimin e Lartë, pasi është në funksion të zhvillimit të vendit. Kryeministri e pa si një agresion ndaj qeverisë. Unë edhe ata që u morën me këtë protestë e shikonim si një nxitje për kryeministrin. Nuk kemi pasur qëllime politike. Kemi kërkuar që të alookohen fonde më të mëdha në buxhetin e shtetit sa i përket arsimit të lartë. Kemi kërkuar edhe transparence. Nesër është një reagim për të thënë se këto kërkesa ekzistojnë.

Kjo protestë ishte në ndihmë të tyre. Ne vendosëm që të rikthehemi dhe të vazhdojmë kërkesat. Në dërguam një letër qoftë kryetares së Kuvendit ku theksuam interesin për dëgjesë. Politika duhet të bëjë investim për pjesën e arsimit të lartë. Kërkesat i kemi dërguar që në 2019. Kemi diskutuar çdo vit kërkesat tona, por nuk janë marrë parasysh. Do të vijojmë protesta derisa të kemi një diskutim më të gjerë dhe të plotë me qeverinë, që të arrijmë në një përfundim. Të bëhet një rritje graduale. Duhet trajtuar si një moment i emergjencës kombëtare.’- tha Kovaçi.

Kërkesat e kryesore të pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë