Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, në një klasë 10 maturantë me distancë deri në 2 metër
Nesër do të zhvilllohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020, ai i gjuhës së huaj. Në gjithë vendin janë 32. 126 maturantë që do t'i nënshtrohen testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.
Nesër do të zhvilllohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020, ai i gjuhës së huaj. Në gjithë vendin janë 32. 126 maturantë që do t'i nënshtrohen testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.
Në një sallë do të jenë mesatarisht 10 maturantë, dhe bankat do të jenë në një distancë prej 1.5-2 metra.
Maturantët e gjimnazit ‘Sami Frashëri” që u shemb për tu rindërtuar, do t'i japin provimet në dy mjedise, tek shkolla “4 Dëshmorët” dhe “Fan Noli”. Për herë të parë maturantët do t'i japin provimet në masat anti-covid.
Shahini uron maturantët për provimet: Jemi në fazën finale të maratonës
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka uruar të gjithë maturantët, të cilët ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore.
Fillimisht, ajo shpreh mirënjohjen për çdo nxënës, prind e mësues përballimin me sukses në mbylljen e këtij viti shkollor:
"Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse. Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush!", shprehet ajo ndërsa uron maturantët për provimet:
"Tashmë jemi në atë "fazën finale të maratonës" për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor".