Nesër deputetët i kthehen punimeve të kuvendit të Shqipërisë në seancën e parë për 2024 me një rregullore të re disiplinore me përjashtim deri në 60 ditë. Në orën 17.00 kryetarja Lindita Nikolla hap seancën me agjendë miratimin e dekreteve të presidentit për ndryshimet në kabinetin qeveritar, me shkarkimin e Elva Margaritit, si Ministre e Kulturës dhe Ervin Mete, si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe emërimin e këtij të fundit si Ministër i Financave dhe Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ligjvënësit lanë pas një sesion mes kaosit, flakadanëve dhe disa nismave ligjore që presin 84 vota. Peng i bashkimit të kartonëve janë amnistia penale, rritja e pagave për “Kushtetuesen” dhe zgjedhja e avokatit të ri të popullit por edhe reforma zgjedhore.
Situatës së kaluar përgjigjen ia dha kryeministri Edi Rama pas mbledhjes dy ditore në Shëngjin. Ai tha hapur se mungesa e 84 votave nuk janë kusht për reformat dhe se socialistët do ta gjejnë një alternativë për të ligjet me shumicë të cilësuar.
Si organizatori i kaosit të sesionit të kaluar Sali Berisha do ta ndjekë seancën plenare nga ekrani i televizionit teksa gjykata e posaçme e ka vendosur në masën arrest në shtëpi për korrupsion në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Pritet që me largimin e Berishës nga karrigia e kuvendit, Lulzim Basha të kthehet në ulësen e tij teksa ka edhe 3 projektligje të depozituara, dhe roli i tij pritet të zbulohet në këtë sesion të ri parlamentar.
Në 3 muaj aksion në parlament, 29 deputetë të opozitës u përjashtuan. Më i ndëshkuari prej tyre rezulton Gazment Bardhi, ndërsa ndiqet nga Flamur Noka që rrezikon edhe përjashtimin 60 ditor për shkak të seancës së fundit të vitit të shkuar. Opozitarët kanë paralajmëruar që kaosin do ta vijojnë edhe në sesionin e ri.
B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Filmi për holokaustin, pas Tel Avivit, premierë në Tiranë. Regjisori izraelit Adir Miller dhe historia e “The ring”
24 Janar, 10:29
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
23 Janar, 09:54
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin
20 Janar, 16:20