Nesër starton “Maratona e Jetës”
"Të sensibilizohemi ndaj kancerit"

Nesër starton “Maratona e Jetës”<br />
TIRANE- “Maratona e jetës”, marshimi për të sensibilizuar ndaj kancerit të gjirit, do të çelë siparin paraditen e së dielës në orën 10:00. Nisja do të bëhet nga sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa në fillim të maratonës do të ketë mesazhe sensibilizuese nga persona të cilët kanë mundur t’ia dalin sëmundjes.
 
Maratona do të vijojë me disa fjalime nga personalitete të rëndësishme të politikës së vendit midis tyre edhe ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani.
 
Më pas do të zhvillohet në brendësi të Liqenit Artificial ku do të përshkohet liqeni për të mbërritur më pas tek diga ku është Qyteza e Jetës. Të gjithë aty do të mund të festojnë këtë ditë të sensibilizimit të kancerit të gjirit.
 
Aktiviteti “Qyteza e jetës” i paraprin “Maratonës së Jetës”, që starton nesër, ku të gjithë do të bashkohen në një vrapim për sensibilizimin e luftës kundër kancerit të gjirit.
 
“Të vrapojmë për të sensibilizuar të gjitha gratë dhe nënat shqiptare që të kryejnë kontrolle parandaluese për kancerin e gjirit.” Ky është qëllimi i aktivitetit të pagëzuar “Maratona e Jetës”, në simbol të rëndësisë që ka ky sensibilizim.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët