TIRANË- PD dhe LSI nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, por do të punojnë të veçuara nga mazhoranca dhe opozita parlamentare. Gazetari i Report Tv, Elis Memelli raporton se në të njëjtën orë që do të zhvillohet takimi i radhës te Kryesia e Kuvendit për të ngritur grupet e punës që do të punojnë për sistemin zgjedhor dhe votën e emigrantëve, opozita do të zhvillojë një "tryezë paralele" në selinë blu, pikërisht për Reformën Zgjedhore.
"Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi berë të qarte tek Tryeza e organizuar nga OSBE që duam te japim kontributin tonë për Reformën. Për këtë qellim, nesër në orën 9.30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore", tha një burim nga PD-ja. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se grupi i punës do të drejtohet në nivel politik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Nga PD-ja do të jetë pjesë e grupit të punës Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani. Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune: LSI ka caktuar 3 përfaqësues, Ilirjan Muho, Muharrem Çakaj dhe Silva Cakaj, PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues, PAA, PDK, LXHK, PBDNJ nga një përfaqësues.
Ditën e enjte do të zhvillohet mbledhja e radhës e komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kjo mbledhje do të mbahet në orën 9:30, te Salla e Grupit në katin e katërt dhe në rendin e ditës do të ketë Konstituimi dhe raportimin e grupeve të punës si dhe prezantimi i paketës së parë që adreson rekomandimet e ODIHRit për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës.
PS ka paralajmëruar përmes kryeministrit Rama se me apo pa PD-në rekomandimet e OSBE-së do të miratohen në reformën zgjedhore brenda dhjetorit, ndërsa në një fazë të dytë do të diskutohen kërkesat e partive të tjera.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.4%
-
Jo
55.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 5775
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Me 1 fishkëllimë vjen të shkrijë SPAK, Berisha i përgjigjet Ramës: S’i bashkoj votat, por do e reformoj me Venecian
26 Shkurt, 13:16
-
Zgjedhjet/ Rrëzohet nga Komisioni Rregullator iniciativa e PD që të votojnë edhe emigrantët pa ID biometrike shqiptare
26 Shkurt, 12:39
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ regjistron 24 parti të tjera, shkon në 39 numri total! MEGA e grekëve mbetet ‘peng’, dy kryetarët sherr për vulën (LISTA)
25 Shkurt, 14:50
-
Doli kundër primareve në PD, deputeti Xhaferaj në Report Tv: Proces qesharak, mbrëmë në 12 të natës u shtuan 20 emra! Kandidojnë besnikët e Berishës
25 Shkurt, 13:42
-
E akuzoi se fshiu emrin e Olsit nga dosja! Gjyqi për shpifje me Bardhin, Rama: Eh Babale, s’përdridhu, por prova s'ke! I përgjigjet deputeti i PD
25 Shkurt, 12:01
-
Përplasje brenda PD-së në Fier, ish-kandidatja për deputete 'shpërthen' ndaj Gaz Bardhit, kërkon rikthimin e Luan Baçit: Ndryshe humbja është e sigurtë
24 Shkurt, 17:41
-
Këlliçi, nga frika për veten tani mbron SPAK-un, por para disa muajsh akuzonte Altin Dumanin se kishte marrë 3 milionë euro për të mos prekur Erion Veliajn! Kur politika bëhet qesharake (VIDEO)
24 Shkurt, 17:11
-
Berisha përulet para Greqisë: Kthejmë marrëveshjen e detit! E firmosi vetë në 2009, por Kushtetuesja e rrëzoi
24 Shkurt, 14:57
-
Zgjedhjet/ KQZ regjistron 15 partitë e para, mes tyre të Shehajt, Qorit, Lapajt dhe Shabanit! PD kërkon të votojnë ata me dokumente të huaja, Celibashi: E pamundur
24 Shkurt, 14:42
-
Berisha me dy standarde, vetë sulmon Dumanin, por akuzon Veliajn se kërcënon Dadon!
24 Shkurt, 13:37
-
Zgjedhjet/ Blushi e Haxhinasto në selinë e PD, takim me Nokën për koalicionin e 11 majit
24 Shkurt, 13:24
-
Zgjedhjet/ Basha kërkesë KQZ-së për regjistrim me Koalicionin Euroatlantik, por pa hequr dorë nga PD! ‘Djathtas 1912’ dhe PDIU partitë e radhës, 29 në total! Nesër në mesnatë mbaron afati (LISTA)
24 Shkurt, 10:04
Po nuk leviz nga vendi PD po edhe ky temi leviz dreqi ta haje
Përgjigju