Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Vetëm pak orë na ndajnë nga zgjedhjet më të rëndësishme politike, ato për Shtëpinë e Bardhë në SHBA. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ analistët dhanë komentet e tyre se ç’pritet nga kjo garë dhe rezultati i mundshëm.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emiljo Çika thekson se qëndrimet e dy kandidatëve Trump dhe Harris, ka bërë që të ketë një polarizim të qëndrimeve në SHBA.

'Polarizim politik prej qëndrimeve të dy kandidatëve. Premtime të brendshme dhe ato të jashtme. Në politikën e brendshme mbajnë qëndrime të përkatësisë së tyre ideore. Kanë shkuar në polarizim. Janë larguar nga qendra.

Përplasjet lidhen për emigracionin. Politikën e jashtme, ekonominë. Ish-presidenti Trump i bashkangjitet politikës së tij të mëparshme, me uljen e taksave dhe fuqizimin e ekonomisë amerikane. Ka premtuar taksa për importet nga jashtë. Ka dhënë një premtim që taksat do rriten nga 10-20% për produktet që do hyjnë në SHBA.'

Ish-ambasadori Sokol Gjoka dha një parashtrim të qasjes së Trump dhe Harris ndaj luftës në Ukrainë dhe konfliktit të Izraelit në Lindjen e Mesme.

'Po priten me mjaft interes. Po bëhen sondazhe në vende të ndryshme të botës. Të dy kampet dallojnë nga njëri tjetri. Trump e kishim për 4 vite, ndërsa Kamala Harris zv.presidente për periudhën e tanishme. Presidencat kanë pasur dallime të qenësishme. Problematikat fillojnë që nga çështjet e sigurisë, sigurisë kibernetike, tregjet, e deri tek ato me karakter kulturor sportiv.

Në fushatë elektorale, agresioni rus kundër Ukrainës, është përmendur ashtu si dhe konflikti i Izraelit. Ndërsa problematika të tjera ndërkombëtare nuk janë përmendur. Me zgjedhjen e Trump do kemi lëvizje të paparashikuara. Sepse udhëhiqet nga një filozofi biznesi. Çdo gjë shitet e blihet. Futet në marrëveshje për të mbyllur çdo problematike që krijohet me interesa fitimi. Hyn me filozofinë win-win. Për çështjet aktuale, konfliktet Trump mund të bëjë ndërhyrje radikale. Do ta lërë Rusinë të marrë territore ukrainase. Ukrainës do ti bëjë presion të ulet në tavolinë dhe të firmos marrëveshje. T’i thotë Ukrainës po nuk e firmose nuk ke mi ndihma. Me Izraelin, administrata aktuale i kushton vëmendje çështjes së të drejtave të njeriut, zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelo-palestinez.'

Endri Shabani i sheh zgjedhjet si fatin e perandorisë, ndërsa nuk është dakord me retorikën e Trump që Amerika duhet rikthyer e para, pasi nuk ka qenë kurrë e dyta.

'Këtu është fati i perandorisë. Pas rënies së perdes së hekurt, modeli kapitalist neo-liberal erdhi dhe në këtë pjesë të globit. E gjithë ky rend që u ndërtua mund të vihet në pikëpyetje dhe impakti vjen dhe në Shqipëri. E para si do jetë NATO, e dyta raporti me BE-në. Pastaj është ngrohja globale, që e paguajnë vendet e varfra. Është dhe modeli qeverisës.

Amerika ka qeverisur me soft për. Pas 90 janë harxhuar më pak plumba dhe tanke. Njerëzit duan të jenë sipas këtij modeli. Sipas Trump këto modele dobësohen. Nuk inspiron. Në këtë rend botëror kur ka qenë ndonjëherë e dyta? Nuk ka qenë që është dobësuar ndonjëherë. Populistët e thjeshtojnë punën. SHBA nuk e ka humbur rolin. Gjithë ky rend ka funksionuar.'

Gjoka shton rendi i sotëm botëror duhet ndryshuar, duke filluar nga OKB dhe Këshilli i Sigurimit.

'Rendi i sotëm botëror ka nevojë për një ndryshim nga OKB dhe Këshilli i Sigurimit. OKB në vendimmarrjet ka imponim politik. Nuk ka detyrim. Detyrimin e shkakton Këshilli i Sigurimit. Reforma për Këshillin e Sigurimit, një reformë thelbësore duhet të reformohet. Ka ndryshuar konfiguracioni politik ndërkombëtar. Por ka ngërç nga vendet e mëdha që nuk lëshojnë pe për çështjen e heqjes dorë nga vetoja.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mark: 05/11/2024 03:17

    trump do jete nje president i mrekullueshem....e gjithe amerika do votoje per te....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë