Nëshkruhet marrëveshja me rajonin
e Umbrias, Beqaj: Një pikë referimi!

Nëshkruhet marrëveshja me rajonin<br />e Umbrias, Beqaj: Një pikë referimi!
TIRANE - Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet qeverisë shqiptare, dhe qarkut të Umbrias në Itali. Marrëveshja është nënshkruar sot nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe Presidentja e qarkut të Umbrias Catiuscia Marini, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të kreut të shëndetësisë shqiptare.

Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë edhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ministri i Bujqësisë  Edmond Panariti, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani si dhe drejtuesë të tjerë të.

Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zbatimin e nismave të përbashkëta në kuadrin social-shëndetësor, sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore, forcimin e marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimin në sektorin e mjedisit si dhe atë ndërmjet Universiteteve dhe Institucioneve Kulturore kryesore të dy Vendeve.

Në fjalën e tij Ministri Beqaj tha se sistemi shëndetësor në Itali shërben si pikë referimi në vendin tonë. Në këtë konteskt Beqaj theksoi se modeli shëndetësor i Umbria-s, mund të shërbejë si model edhe për Shqipërinë, për shkak se disa rajone janë të përafërt me territorin dhe përmasat e Shqipërisë.

“Modeli i shëndetësisë në disa rajone të Italisë, i cili është rrjedhojë e një reforme që Italia e ka filluar që në vitin 1978 na shërben si pikë referimi. Kështu, edhe modeli shëndetësor i Umbria-s, mund të shërbejë si model edhe për Shqipërinë, për sa kohë janë disa rajone italiane, që nga pikëpamja e përmasave të territorit dhe të popullsisë, janë të përafërt me territorin dhe përmasat e Shqipërisë, edhe si popullsi, por edhe përgjithësisht si karakter sëmundshmërie”, tha ai.

ilir beqaj

Ndërsa Presidentja Marini, theksoi në fjalën e saj lidhjet "e forta dhe të lashta" që ekzistojnë ndërmjet Umbrias dhe Shqipërisë, dhe vuri në dukje praninë e qenësishme të komunitetit shqiptar në këtë rajon, i cili pas emigrimit të madh të viteve '90, ka arritur një shkallë të konsiderueshme të integrimit në Itali dhe veçanërisht, në Umbria."  Për këtë arsye Marini shtoi se “Shqipëria është një partner i privilegjuar për ne”.

Ky Memorandum është pjesë e një Marrëveshjeje me te gjerë të nënshkruar më 19 nëntor 2007, në Tiranë mes Ministrisë së Shëndetësisë italiane dhe asaj Shqiptare, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e shëndetësisë dhe të shkencave shëndetësore, si dhe për të promovuar lidhjet midis institucioneve, spitaleve dhe organizatave që veprojnë në fushën e shëndetësisë të të dy vendeve.

Kjo eshte paraprirë edhe nga një Protokoll Bashkëpunimi i nënshkruar më 18 dhjetor 2013 mes Universitetit të Bologna-s dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me "Polo Biomedical Umbria" - e cila numëron më shumë se 20 kompani të Umbria-s të sektorit shëndetësor e biomjekësor - në mënyrë që të zhvillojnë bashkëpunimin dhe kooperimin në sektorët e logjistikës spitalore, të inxhinierisë klinike dhe shkencave veterinare.

ilir beqaj

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie