Nesturi: Luga bosh e nacionalizmit nuk tundon më

Nesturi: Luga bosh e nacionalizmit nuk tundon më

Borrel, si një profesor me eksperiencë, arriti më së fundi të vërë rregull në auditorin e vet. Të pabindurit e tryezave të BE-së, Vuciç e Kurti, kësaj rradhe nuk ishim më të zhurmshit e zakonshëm pas çdo bisedimi dypalësh në zyrat e BE-së. Ish një provim i bartur e gati i pashpresë për të dy liderët ballkanikë dhe që po përsëritej si fotokopja e një letre të bardhë.

Kësaj rradhe kryediplomati i BE-së, dikur ministër i jashtëm i Spanjës, kish marrë gjithë masat që heshtja e turfullimet inatçore ballkanike të merrnin fund, për ti dhënë hapësirë kthjelltësisë për të zgjidhur e jo për të shtyrë pafund çështjet midis vendeve, përgjegjësisë për ti shërbyer qytetarëve të secilit vend, paqes dhe ardhmërisë së përbashkët ekonomike të rajonit. Realisht jemi në një fazë tjetër të dinamikave në rajon, kur dhe moda e nacionalizmit ka dalë boje dhe tashmë secili vend duhet të përshtatet me realitetet e reja. Luga bosh e nacionalizmit nuk tundon më, pasi gjithkush sheh nëse ka sy në ballë, se ku dhe sa larg kanë shkuar ish armiq të dikurshëm dhe sot partnerë e pjesë e një familjeje aq të madhe si Bashkimi Evropian.

Gjithësesi, në cepat e Ballkanit fryn ende kjo erë e së shkuarës që dhe pse po i ikën koha është dhe më e zhurmëshe. Plani franko-gjerman për të paqtuar e rregulluar mbi norma të Kartës së Kombeve të Bashkuara marrëdhëniet midis dy vendeve që u ndanë të fundit nga grehina e dikurshme e ish Jugosllavisë, duket se është opsioni i fundit që gjakrat të qetësohen e liderët kryeneçë ballkanikë ose të vijnë aty ku duhet osë të shpërfillen si të pavlefshëm. Në të dyja vendet opozita ka kundërshti, trysni e presion në emër të atdhedashurisë.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës