Netanyahu: Do të luftojmë deri në fund, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Netanyahu: Do të luftojmë deri në fund, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Benjamin Netanyahu

1701886632_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të mërkurën (13 Dhjetor) se ushtria izraelite do të vazhdojë të luftojë në Rripin e Gazës, megjithëse po përballet me trysni ndërkombëtare për armëpushim.

“Ne do të vazhdojmë deri në fund, deri të fitojmë, derisa ta zhdukim Hamasin. E them këtë përballë presionit ndërkombëtar dhe dhimbjes së madhe. Asgjë nuk do të na ndalë”, iu drejtua Netanyahu ushtarëve izraelitë në Gazë përmes radios.

Izraeli njoftoi se të mërkurën i pësoi humbjet më të mëdha në betejë prej e nisi pushtimin e Gazës para një muaji, pasi 10 ushtarë iu vranë në një pritë në Gazë. Në mesin e të vdekurve ishin edhe koloneli Itzhak Ben Basat, 44 vjeç, i cili është oficeri më i lartë që vritet në pushtimin tokësor – dhe koloneli Tomer Grinberg, komandant batalioni.

Shumica e tyre u vranë në rrethinën Shiaja në veri të Qytetit të Gazës, pasi trupat e saj ranë në pritë duke tentuar ta shpëtonin një grup ushtarësh që ishin sulmuar brenda një ndërtese nga luftëtarët e Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Ushtria izraelite i vazhdoi luftimet e ashpra në veri dhe jug të Gazës, një ditë pasi Kombet e Bashkuara kërkuan armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Izraeli është duke e humbur mbështetjen globale për shkak të bombardimit të pakujdesshëm të Rripit të Gazës dhe i bëri thirrje Netanyahut ta ndryshojë Qeverinë e tij.

Izraeli kishte mbështetje globale kur e nisi fushatën për ta shkatërruar Hamasin, i cili e kontrollon Gazës, pasi luftëtarët e tij u futën furishëm në jug të Izraelit më 7 tetor dhe i vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen 240 të tjerë.

Prej atëherë, Izraeli e ka rrethuar enklavën palestineze dhe e ka rrënuar shumicën e saj. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha të mërkurën se mbi 18.600 palestinezë janë vrarë dhe rreth 50.000 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej 7 tetorit.

Avionët luftarakë e bombarduan edhe të mërkurën Gazën dhe zyrtarët e organizatave humanitare thanë se shiu dimëror i ka përkeqësuar kushtet për qindra mijëra njerëz që detyrohen të flenë në tenda të improvizuara. Shumica dërrmuese e popullsisë prej 2.3 milionë në Gazë ka mbetur pastrehë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Bastisje në kampin e refugjatëve në Rafah, 13 viktima! Ndaloni negociatat, familjet e pengjeve kundër Netanyahut! Vdes ushtari i 116-të izraelit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital