Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë kritikat e SHBA-së për kolonizimin izraelit në Jerusalemin Lindor, i aneksuar dhe i pushtuar, pas një takimi me presidentin amerikan, Barack Obama, theksoi sot radioja publike izraelite.

Benjamin Netanyahu, cituar nga radioja, ftoi administratën amerikane të studionte faktet dhe detajet para se të bënte deklarata të tilla, gjatë një takimi me shtypin izraelit në Uashington.

Ai reagoi ndaj një deklarate të zëdhënësit të ekzekutivit amerikan, Josh Earnest, i cili deklaroi se Barack Obama i kishte shprehur Benjamin Netanyahut, dje në Shtëpinë e Bardhë, shqetësimin e tij pas dritës së gjelbër për ndërtimin e 2 610 banesave të reaj në Jerusalemin Lindor.

Josh Earnest nënvizoi se ky projekt ndërtimi mund të largojë Izraelin edhe nga aleatët e tij më të afërt dhe të rëndojë atmosferën jo vetëm me palestinezët, por gjithshtu dhe me qeveritë arabe me të cilat kryeministri Netanyahu ka theksuar se kërkon të ndërtojë marrëdhënie.
"Një mënyrë të shprehuri shumë e rëndë", sipas komentatorëve izraelitë.

"Në përgjigje, Benjamin Netanyahu nënvizoi për gazetarët se ky projekt nga Bashkia e Jerusalemit daton që prej dy vjetësh", shtoi radio.
Ministri i Mjedisit, Uri Ariel konfirmoi nga ana e tij për radion ushtarake se nga 2 610 banesat, një mijë do të jenë të destinuara për arabët. Vazhdimi i kolonizimit është konsideruar si një pengesë e madhe për një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez.

ATSH