Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë të mbajtur së fundmi është shprehur se shteti hebre po lufton terroristët e Hamasit, jo popullsinë palestineze. Ai më tej shtoi se Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën.
“Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën ose të zhvendosë popullsinë e saj civile. Shteti hebre po lufton terroristët e Hamasit, jo popullsinë palestineze, dhe ne po e bëjmë këtë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar", tha Netanyahu.
Ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vazhdojnë të operojnë në Al-Maghazi dhe Khan Yunis. Trupat identifikuan një celulë të armatosur terroriste dhe e penguan atë teksa doli nga një pus. Gjatë aktivitetit u identifikuan tre terroristë që mbanin AK-47.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Afrika e Jugut në GJND: Izraeli po kryen gjenocid në Gazë! Shtëpia e Bardhë: Padia e Afrikës së Jugut është e pabazë









