Tensionet mes Izraelit dhe Iranit mbeten të larta edhe pse po diskutohen mundësi për një marrëveshje paqeje me ndërmjetësimin e SHBA-së. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në një intervistë për CBS, se lufta “nuk ka mbaruar” dhe paralajmëroi se uraniumi i pasuruar duhet të nxirret nga Irani.

“Nuk ka përfunduar sepse ka ende material bërthamor, uranium të pasuruar që duhet të nxirret nga Irani. Ka ende impiante pasurimi që duhet të çmontohen. Ka ende grupe të armatosura të mbështetura nga Irani. Ka ende raketa balistike që ata duan të prodhojnë. Për të larguar uraniumin e pasuruar nga Irani, duhet të hysh dhe ta marrësh. Presidenti Trump më tha: ‘Dua të hyj atje’ dhe mendoj se kjo mund të bëhet fizikisht. Nëse ka një marrëveshje dhe shkojmë ta marrim, pse jo? Kjo është mënyra më e mirë”, deklaroi Netanyahu.

I pyetur nëse Izraeli apo SHBA do ta merrnin uraniumin me forcë në rast se nuk arrihet marrëveshje, Netanyahu shmangu përgjigjen.

“Nëse do të më bëni pyetje të tilla, do t’i shmang”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-ve për planin e paqes: T'i jepet fund menjëherë luftës dhe të hapet Hormuzi!