Benjamin Netanyahu
Lufta në Gaza "do të jetë e gjatë, nuk po i vjen fundi ende", deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një seancë të Knesset, parlamenti izraelit.
Duke u kthyer nga një takim me ushtarët e angazhuar në Gaza, Netanyahu tha se dëgjoi prej tyre një dëshirë të qartë për të "arritur deri në fund".
"Edhe nëse shfaqen dyshime në shtyp dhe në televizionet lokale, tha ai, ne nuk do të ndalemi së luftuari. Dhe do të thellojmë luftimet edhe në ditët në vijim. Duhet të kemi durim, të qëndrojmë të bashkuar dhe të ngulmojmë në kryerjen e misionit tonë", tha Benjamin.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli shpall armëpushim prej 4 orësh në Gaza! Krishtlindje të përgjakura, 68 viktima! Hamasi kundërshton planin egjiptian të paqes që po shqyrtohet nga qeveria izraelite








