Netflix, mundësi për shkarkim
tashmë përdoruesit shohin offline

Netflix, mundësi për shkarkim<br />tashmë përdoruesit shohin offline
Pasi e kërkuan për vite me rradhë, më në fund Netflix i dha përdoruesve mundësinë për të shkarkuar shfaqjet televizive dhe filmat, që t’i ndjekin ato offline.

Shërbimi streaming ka deklaruar se disa filma dhe serialë si “Orange is the New Black” dhe “Narcos”, mund të shkarkohen për t’u shikuar më vonë. 

Opsioni i ri ofrohet falas për përdoruesit e abonuar në Netflix dhe u bë i mundur menjëherë.

Kompania shtoi këtë opsion falë kërkesës së lartë të klientëve.

“Ndërsa shumë përdorues kënaqen duke parë Netflix në shtëpi, ne kemi dëgjuar shpesh se ata gjithashtu donin ta vazhdonin së pari një serial teksa ndodhen në avionë ose vende të tjera ku interneti është i shtrenjtë ose i limituar”, tha ajo.

Netflix pohoi se ka vënë tashmë shumicën e përmbajtjes në dispozicion për t’u ndjekur offline dhe se më shumë shfaqje të tjera do të vihen për këtë shkak.

Ato mund të shtohen në javët e ardhshme sapo kompania të diskutojë të drejtat me prodhuesit e tyre.

2 vjet më parë, drejtori ekzekutiv Reed Hastings, tha fillimisht për spekulimet se do të shtohej kjo mundësi, se “nuk do të ndodhte kurrë”.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike