Neurokirurgjia, rreze
në vend të bisturisë

Neurokirurgjia, rreze<br />në vend të bisturisë
TIRANE- Në sektorin e shërbimit të neurokirurgjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ka nisur trajtimi i të sëmurëve me radiokirurgji. Teknologjia e re, e vetmja e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin, do të mund të aplikohet falë akseleratorit linear, i cili duke filluar nga dje ka nisur punë në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT. Radiokirurgjia do të zëvendësojë operacionet për shumë pacientë. Me precision submilimetrik, ajo bën të mundur koncentrimin e rrezatimit në thellësi të trurit, duke shëruar sëmundjet e trurit pa nevojën e bisturisë. Pacienti qëndron vetëm një ditë në spital dhe komplikacionet janë të papërfillshme.

 Radiokirurgjia bën të mundur koncentrimin e rrezatimit në thëllësi të trurit duke shëruar sëmundjet e trurit pa nevojën e thikës. X-Knife Akseleratori ka një kapacitet trajtimi radiokirurgjikal deri në 5 pacientë në javë por pas janarit 2014 do të mund të trajtohen 20 pacientë në ditë. Ogerta Manastirliu, shprehu kënaqësinë që ndodhej në përmbylljen e një projekti disavjeçar që sjell fjalën e fundit të teknologjisë, përdorimin e akselatorit linear për trajtimin e sëmundjeve tumorale në QSUT. “Ky projekt synon të sjellë që prej ditës së sotme një nivel të ri trajtimi të sëmundjeve tumorale duke sjellë përfshirjen e shërbimit në sistemet shëndetësore moderne bashkëkohore", tha Manastirliu, në konferencën pas inaugurimit të këtij shërbimi.

Drejtoresha e QSUT, u shpreh se "Prej sot në shërbimin e neurokirurgjisë do të aplikohen teknikat më të fundit dhe gjej rastin të falenderoj dhe shpreh mbështetje ndaj stafit të këtij shërbimi", theksoi ajo, duke shtuar se “ky shërbim u takon dimensioneve të domosdoshme të së sotmes e të ardhmes së këtij institucioni”. Dje u  trajtua dhe pacientja e parë me radiokirurgjisë. Tani pacientët nuk do të shtrohen në spital por do të qëndrojnë vetëm 24 orë.  Është aparaturë e të vetmit lloj në të gjithë Shqipërinë”- thotë Artur Xhumari, neurokirurg.

Shefi i neurokirurgjisë, Mentor Petrela, e ka konsideruar instalimin e kësaj aparature si fjalën e fundit të teknologjisë mjekësore “Jam shumë i kënaqur që më në fund akselatori linear vjen në QSUT. Me një ekip specialistësh kemi punuar mbrëmë deri në orën 21:00 për ta kolauduar. Ishte një mrekulli” – thotë ai.
Akseleratori linear që  është vendosur në shërbimin e neurokirurgjisë  ka kushtuar mbi 1.5 milion euro.
Ndërkohë  për këtë ndërhyrje  kërkesat janë të larta sepse shifrat e të prekurve nga tumoret 10 vitet e fundit janë dyfishuar. Radiokirurgjia u zhvillua nga neurokirurgu suedez Leksel dhe sot përdoret për të trajtuar sëmundje të ndryshme të trurit e të trupit.

Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për të ndryshuar jetë

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për të ndryshuar jetë