TIRANE- Në fshatin Zym të Hasit është mbajtur edicioni i 42-të i manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”. Ky edicion iu kushtua 90-vjetorit të lindjes së aktores Katarina Josipi. Laureate e çmimit vjetor “Unaza e Katit”, është shpallur drejtoresha e Arkivit Shtetëror të Shqipërisë, Nevila Nika, e cila u laureua me këtë çmim nga Këshilli organizativ i manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, i cili u mbajt në Zym të Hasit. Në këtë ngjarje kulturore, letrare e shkencore morën pjesë një numër i madh krijuesish. Organizatorët e falënderuan drejtoreshën Nika për zbulimin dhe sigurimin e materialit për botimin e “Abetares së Zymit 1900” së bashku me famullitarin Don Ndue Ballabanin. Nevila Nika, tha se ndihet e nderuar me këtë çmim, pasi siç u shpreh, ka arritur që sado pak të kontribuojë, për botimin e Abetares së Zymit.
Shkrimi u publikua sot (15.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Shkrimi u publikua sot (15.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)











