"New Moment" shpallet mes 307
agjensive si "Agjencia e Vitit"

agjensive si "Agjencia e Vitit"">
TIRANE - Me pesë çmime Grand Prix dhe një të artë, "New Moment" shpallet agjencia më e suksesshme mes 307 agjencive në konkurrim, nga 26 vende të së ashtuquajturës Evropa e Re (Evropa Verilindore, Lindore, Qendrore, Jugore, Rusia dhe Lindja e Mesme), që morën pjesë në festivalin e famshëm të reklamës Golden Drum këtë vit, duke prezantuar idetë dhe fushatat e tyre më të mira.

Agjencia New Moment Skopje, me punën e shkëlqyer të skuadrës rajonale, që përgjigjet për zyrat e Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës, u shpallAgjencia më e Mirë 2013 në Festivalin "Golden Drum", një prej festivaleve më rëndësishëm të reklamave në Evropë, i cili zhvillohet prej 20 vjetësh në Portoroz të Sllovenisë.

Duke fituar pesë çmime Grand Prix dhe një të artë, "New Moment" u shpallagjencia më e suksesshme mes 307 agjencive në konkurrim nga 26 vende të së ashtuquajturës Evropa e Re (Evropa Verilindore, Lindore, Qendrore, Jugore, Rusia dhe Lindja e Mesme), që morën pjesë në festivalin e famshëm të reklamës Golden Drum këtë vit, duke prezantuar idetë dhe fushatat e tyre më të mira.
- Në përvjetorin e 20-të të krijimit të agjencisë New Moment Skopje treguam se vërtet mund të garojmë me agjencitë më të mira të Evropës dhe të botës. Sfida e agjencisë nuk kanë qenë kurrë fitoret e skenave të vogla. Këtë vitagjencia arriti suksesin më të madh me çmime evropiane dhe ndërkombëtare të rangut më të lartë në fushën e reklamës dhe tregoi se reklama nuk ka vetëm funksionin e shitjeve, por edhe atë artistik e të kontributit në shoqëri, - tha Saso Pesev, partner në menaxhimin e New Moment.

"Joint Prayer - 10 meters apart" fitoi katër statuja Grand Prix në kategoritë:Fushata të Reja dhe Risi, Eventi më i mirë, Reklama më e mirë Radio dhe Marka e vitit. Fushata e sivjetme Skopje Jazz Festival fitoi Grand Prix për Dizajnin më të mirë dhe një statujë të artë për fushatën më të mirë Outdoor.

Përveç çmimit Agjencia më e Mirë e Vitit, drejtori krijues rajonal, Dushan Drakalski fitoi edhe çmimin special Golden Watch për fushatën më të nderuar me çmime në festival: "Joint Prayer".

Në korrik të këtij viti, fushata e këtij viti, "Joint Prayer" nga New Moment fitoi edhe Luanin Titanium në Festivalin e Krijimtarisë në Kanë, çmimi më i lartë në industrinë e reklamës, si edhe i pari i këtij lloji për gjithë rajonin, duke konfirmuar edhe një herë emrin e agjencisë së nderuar me më shumë çmime në rajon. 

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar