Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Orleans, ku vendi u trondit nga një sulm i armatosur mbrëmjen e të shtunës, kur dy persona të armatosur qëlluan ndaj njerëzve që ndodheshin në rrugë.
Zhvillimi i ngjarjes u regjistrua rreth orës 22:30, ndërsa momentalisht janë raportuar tre persona të vdekur dhe të paktën 7 të plagosur. Këta të fundit janë transportuar për në spitalin e qytetit, ndërsa për gjendjen e tyre nuk është raportuar ende asgjë.
Ende nuk bëhen të ditur nga ana policore për detajet në lidhje me personat e armatosur, që organizuan sulmin mbi qytetarët.
Komento