Një vajzë 25-vjeçare nga New York u shtrua në Spitalin Miriam, me disa simptoma, duke përfshirë dobësinë, gulçimin dhe ngjyrën e saj të pazakontë.
Mjekët më pas vazhduan të bënin teste për të zbuluar se gjaku në venat e saj nuk ishte më i kuq… por blu.
Mjekët u çuditën, pastaj e kuptuan shkakun e simptomës së pazakontë - vajza e re kishte pasur një reagim negativ ndaj një ilaç me bazë benzokainë për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve.
25-vjeçarja kishte dy ditë që po merrte ilaçe nga dentisti i saj.
Rasti i vajzës është shumë i rrallë, një nga ato raste që lexohen vetëm në librat mjekësorë. Për këtë arsye, vetë pacientja përfundoi në faqet e para të revistave mjekësore dhe gazetës ‘New England Journal of Medicine’.
Mjekët, pasi e vizituan, e diagnostikuan atë me methemoglobinemi, një çrregullim i shoqëruar me ndryshimin e formës së hekurit në gjak që nuk është më i lidhur me oksigjenin.
Për të kthyer gjakun në ngjyrën e tij të kuqe, te vajza u injektua një ilaç që lejonte oksigjenin të kthehej në nivele normale.
Jo
Përgjigju