Akrobatët Nik e Lijana Wallenda kanë lënë me “zemër të ngrirë” mijëra spektatorë teksa performuan në New York.
Çifti i akrobatëve eci nëpër një kavo çeliku që varej në lartësi 396 metra, e cila ishte e fiksuar në paretet e dy gradaçelave me 25 kate secila.
Nik e Lijana u nisën përballë njëri tjetrit dhe në pikën e takimit, në mes të kavos së tendosur, Nik kapërxeu mbi Lijanën dhe të dy vazhduan lëvizjen deri në skajet fundore duke e mbyllur performancën me sukses.
Pavarësisht se të dy ishin të pajisur me veshjet e sigurisë, disa nga spektatorët kishin frikë se mos akrobatët binin mbi ta.