New York/ Cakaj takim me Mogherinin dhe krerët e Ballkanit Perëndimor: Hapja e negociatave me BE është nevojë e rëndësishme

New York/ Cakaj takim me Mogherinin dhe krerët e Ballkanit Perëndimor: Hapja e negociatave me BE është nevojë e rëndësishme

Hapja e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një nevojë aktuale në Ballkanin Perëndimor. Kjo ka qenë një nga pikat ku kanë rënë dakord krerët e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në New York të shtruar nga nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini.

Në këtë takim i ftuar ka qenë edhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili ishte në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar.

Në takimin me krerët e Ballkanit Perëndimor në New York , një nga temat e diskutimit ka qenë çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor.

“Thelbi i diskutimeve të këtij takimi ishte shqyrtimi i përgjithshëm i situatës politike në rajon. Në përgjithësi, u dakordësuam se mbyllja e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për të garantuar jo vetëm stabilitetin, por edhe zhvillimin e përgjithshëm socio-politik të tij. Po ashtu, nga të gjithë të pranishmit u theksua nevoja për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tetor.” – shkruan Cakaj në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar me foton e takimit.

Kreu i diplomacisë shqiptare nënvizon se vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është i një rëndësie të posaçme për thellimin e reformave, për të ndihmuar procesin e mëtejmë të demokratizimit dhe për të konsoliduar orientimin evropian të rajonit, në përgjithësi.

“Procesi i anëtarësimit në BE nuk ka asnjë alternativë për asnjërin nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor!” – mbyll postimin e tij Ministri në Detyrë Cakaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur