New York, Giuseppe Conte: Marrëveshja e Maltës jo një zgjidhje finale, por një kthesë dhe hap përpara

New York, Giuseppe Conte: Marrëveshja e Maltës jo një zgjidhje finale, por një kthesë dhe hap përpara

Nuk është akoma një zgjidhje finale, por sigurisht është një kthesë dhe një hap përpara marrëveshja e në Maltë mbi migrantët, deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conti, në fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

‘’Deri më sot ka qenë e vështirë të kuptohej parimi që ata që mbërrinin në Itali mbërrinin në Europë”, shpjegoi kreu i qeverisë duke kujtuar mekanizmin e ri automatik të rishpërndarjes të azilkërkuesve.

‘’Përveç kësaj, ne mendojmë  se Italia nuk mund të jetë vendi i parë i zbritjes, por duhet të ketë një rotacion. Tani ne duhet të shohim se sa vende do të marrim pjesë në këtë mekanizëm dhe do të duhet të punojmë për riatdhesimin e tyre”, përfundoi Conte.

Samiti nё Maltё  pёr shpёtimin e refugjatёve nё det tё hapur arrin njё marrёveshje: Gjermania, Franca, Italia dhe Malta kanё rёnё dakord pёr njё sistem emergjence pёr shpёrndarjen e refugjatёve. Kemi rёnё dakord pёr njё dokument tё pёrbashkёt, tha ministri i Brendshёm i Maltёs Michael Farrugia pas bisedimeve me disa ministra tё BE-sё nё Maltё.

Ministri i Brendshёm i Gjermanisё Horst Seehofer deklaroi, se marrёveshja do t'u paraqitet pas dy javёsh edhe tё gjithё homologёve tё vendeve tё tjera tё BE-sё. Sipas tij, ata duhet tё binden pёr t'iu bashkuar marrёveshjes. 

Qё nga korriku 2018 Gjermania ka pranuar tё strehojё 565 migrantё tё shpёtuar nё det. Por deri tani vetёm 225 prej tyre kanё mbёrritur nё Gjermani. E drejta e shpёtimit nё det thotё, qё njerёzit e rrezikuar nё det duhet tё shpёtohen dhe tё dёrgohen nё njё vend tё sigurtё - nё njё port apo nё njё anije tjetёr tё sigurtё. Sipas sё drejtёs sё emergjencёs nё porte nuk duhet tё refuzohet ankorimi i njё anijeje, nёse rrezikohen jetё njerёzish.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat